Shembje e madhe dheu/ Bllokohet aksi rrugor nacional Burrel-Tiranë (VIDEO)

11 Janar 2021, 13:26| Përditesimi: 11 Janar 2021, 14:16

  • Share

Një shembje e madhe e dherave ka bërë që rruga nacionale Burrel-Tiranë të bllokohet plotësisht. Një masiv i madh dheu, në afërsi të urës së Ulzës, ka paralizuar qarkullimin.

Autoritetet dhe mjetet e firmës mirëmbajtëse janë në terren dhe po punojnë për të hapur sa më parë rrugën. Siç duket edhe nga fotot një furgon rrezikoi të binte.

Ndërkohë që PD lokale denoncon se situata është shumë e rëndë dhe njerëzit janë bllokuar prej orësh. 

Denoncimi i drejtuesit të PD-së në Burrel, Arjan Lika


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Rrëshqitje dherash nga reshjet, bllokime rrugësh në Krujë, Kukës, Berat, Elbasan, Dibër


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?