Shehi: PD-në dhe Rithemelimin do i shohim si rivalë në zgjedhjet e 2025, për koalicion flasim pas garës

13 Shkurt, 19:52| Përditesimi: 13 Shkurt, 20:52

  • Share

Në zgjedhjet e 2025 kreu i LZHK Dashamir Shehi tha se Rithemelimin dhe PD do t’i shohë si rivalë ndërsa për koalicion tha se mund të flitet pas garës elektorale.

“Ne duhet të hyjmë më vete në zgjedhje siç hyjnë dhe opozitat e tjera, duhet ta konsiderojmë njëri tjetrin kolegë por edhe rivalë, kur të mbarojnë zgjedhjet kristalizohemi. Të gjithë të pakënaqurit ku do shkojnë do vijnë te ne”, tha Shehi në “Frontline Interview” në Report Tv.

I pyetur nëse ka gjetur mbështetje te aleatët e vegjël për këtë propozim u shpreh: "Ato kanë historinë e vetë sepse e kanë lidhur një pjesë me foltoren. Unë them se kjo duhet të dalë jashtë skemës. Se po qe për të shkuar te dera e Berishës s’ka nevojë me shku nga penxherja e Bardhit, shkohet vetë ore. S’ka nevojë për të shkuar. Unë them se ne duhet të çajmë një trajektore të re politike.”

Në emisionin “Frontline Interview” foli edhe për tre pikat kyçe të cilat sipas tij duhet që të jenë në fokus.

“Katër teza të reja për zgjedhjet e ardhshme: Arsimi, ekonomia, janë rrogat pagat e pensionet.. këto janë tre pika kryesore që ka nevojë Shqipëria. Besoj se do i fitojmë zgjedhjet, sepse më poshtë se kaq s’ka qenë ndonjëherë kjo qeveri”.


Lajmi kryesor:

Dash Shehi heq dorë nga bashkimi i opozitës, kundër Rithemelimit: Në zgjedhje do hyjmë vetëm! Boll me Berishën e Bashën, ftesë aleatëve për grup të ri


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?