Dash Shehi heq dorë nga bashkimi i opozitës, kundër Rithemelimit: Në zgjedhje do hyjmë vetëm! Boll me Berishën e Bashën, ftesë aleatëve për grup të ri

13 Shkurt, 19:13| Përditesimi: 13 Shkurt, 22:51

  • Share

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dashamir Shehi ka hequr dorë nga bashkimi i opozitës. I ftuar në emisionin “Frontline Interview” me Marsela Karapançon në Report Tv Shehi doli   kundër aksionit të Gaz Bardhit me Rithemelimin, duke theksuar se ka ardhur dita që opozita të mos jetë më pas individëve por brenda një platforme politike.

“Unë nuk jam as me Bashën e as me Berishën, ne jemi më vete. S’na e japin këta certifikatën se kush është opozitar. Nuk jam as me njërin as me tjetrin. Shpresoj të dalë një grup i ri, sepse këto ishin”, tha ai.

Një ftesë pati për kolegët e tij të partive të vogla, por edhe për deputetët e "fraksioneve" të PD që të ndërtojnë një grup të ri parlamentar.

“Berisha dhe Basha janë e njëjta monedhë, ndaç ktheje kështu ndaç ashtu 10 lekë bën monedha. Hajde të ndërtojmë një rrugë të re, u bëj thirrje të gjithë kolegëve”, shtoi Shehi.

Në zgjedhjet e 2025 Shehi tha se do të futet më vete, as me Berishën e as me Bashën.

“Ne duhet të hyjmë më vete në zgjedhje siç hyjnë dhe opozitat e tjera, duhet ta konsiderojmë njëri tjetrin kolegë por edhe rivalë, kur të mbarojnë zgjedhjet kristalizohemi. Të gjithë të pakënaqurit ku do shkojnë do vijnë te ne”.

Boll me Berishën e Bashën thotë Shehi duke veçuar se bashkimi po bëhet për tu strukur tek listat e Kryetarit. 

Ora 20:04
Dashamir Shehi: Katër pikat ku duhet të bashkohet opozita! Nga sistemi zgjedhor te raporti me ndërkombëtarët

Katër janë pikat që sipas Dashamir Shehit duhet të bashkojnë opozitën. Në “Frontline Interview” në Report Tv kreu i LZHK e nisi me listat e hapura e sistemin zgjedhor dhe e përfundoi me mbështetjen ndaj SPAK e përmirësimin e raporteve të opozitës me ndërkombëtarët.

“Të hapen listat dhe të hyjnë ata që i kalojnë 6 mijë vota... Mos e mbyll listën në mënyrë definitive siç kanë bërë deri sot. Të ndryshojmë sistemin zgjedhor komplet. Këtë sistem që e kanë bërë vetë disa prej këtyre që e kanë bërë vetë. E treta këtë drejtësinë e mirë e keqe do e lëmë të punojë. Unë e di fort mirë se ka influenca të forta politike sepse ua lamë ne.

Unë përsëri kam shpresë që edhe ato njerëz që ka vënë Edi Rama shumica, janë përsëri nën presionin e ndërkombëtarëve. Të amerikanëve në mënyrë specifike. Nuk po them që ti lavdërojmë por ti lëmë të pavarur, ky është koncepti bazë për shtet që drejtësia të jetë e pavarur. Do e lëmë të pavarur apo do e sulmojmë siç bëjnë përsëri. Teza e katërt, do të merremi vesh me komuniteti  ndërkombëtar që ti mbushim mendjen se opozita është një forcë serioze apo do rrimë ta atakojmë përditë”, shtoi ai.

Ora 19:52
Shehi: PD-në dhe Rithemelimin do i shohim si rivalë në zgjedhjet e 2025, për koalicion flasim pas garës

Në zgjedhjet e 2025 kreu i LZHK Dashamir Shehi tha se Rithemelimin dhe PD do t’i shohë si rivalë ndërsa për koalicion tha se mund të flitet pas garës elektorale.

“Ne duhet të hyjmë më vete në zgjedhje siç hyjnë dhe opozitat e tjera, duhet ta konsiderojmë njëri tjetrin kolegë por edhe rivalë, kur të mbarojnë zgjedhjet kristalizohemi. Të gjithë të pakënaqurit ku do shkojnë do vijnë te ne”, tha Shehi në “Frontline Interview” në Report Tv.

I pyetur nëse ka gjetur mbështetje te aleatët e vegjël për këtë propozim u shpreh: "Ato kanë historinë e vetë sepse e kanë lidhur një pjesë me foltoren. Unë them se kjo duhet të dalë jashtë skemës. Se po qe për të shkuar te dera e Berishës s’ka nevojë me shku nga penxherja e Bardhit, shkohet vetë ore. S’ka nevojë për të shkuar. Unë them se ne duhet të çajmë një trajektore të re politike.”

Në emisionin “Frontline Interview” foli edhe për tre pikat kyçe të cilat sipas tij duhet që të jenë në fokus.

“Katër teza të reja për zgjedhjet e ardhshme: Arsimi, ekonomia, janë rrogat pagat e pensionet.. këto janë tre pika kryesore që ka nevojë Shqipëria. Besoj se do i fitojmë zgjedhjet, sepse më poshtë se kaq s’ka qenë ndonjëherë kjo qeveri”.

Ora 19:44
Shehi: Bardhi u bashkua me Berishën për karrigen! Teatër! Shtegu i ri opozitar të mos jetë pas individëve, por brenda një platforme

Gazment Bardhi është bashkuar me Rithemelimin e Sali Berishës për karrige. Kështu u shpreh në “Frontline Interview” në Report Tv Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dashamir Shehi.

“Nuk është çudi që nesër të dalin përsëri nëpër llogore të tjera. Opozita shqiptare duhet të hyjë me alternativa të tjera, duhet të hapë debat të brendshëm brenda vetes. Nuk mund të bëjmë më teatër me qytetarët e Shqipërisë.”

"Unë dhe disa kolegë të mitë mendojmë se ka ardhur koha të hapim një shteg të ri opozitar. S’mund të vazhdojmë më me këtë llogore. Ka ardhur dita që opozita të mos jetë më pas individëve por brenda një platforme politike, jo e imja por e shumë zotërinjve të tjerë. Unë jam për të hyrë në parlament.”

Ora 19:38
Shehi ‘fshin’ Berishën dhe Bashën: Jemi më vete, nuk zgjedhim asnjërin se janë e njëjta monedhë! Ftesë aleatëve: Të ndërtojmë një rrugë të re

A rreshtohet në krah të Lulzim Bashës tashmë që ka dalë kundër aksionit të Rithemelimit dhe të Gazment Bardhit? I ftuar në “Frontline Interview” në Report Tv Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dashamir Shehi tha se nuk është me asnjërin, ndërsa u bëri thirrje aleatëve që të ndërtojnë rrugë të re pa Berishën dhe Bashën.

“Shumë pyetje e rëndomtë. Unë nuk jam as me Bashën e as me Berishën, ne jemi më vete. S’na e japin këta certifikatën se kush është opozitar. Nuk jam as me njërin as me tjetrin. Shpresoj të dalë  një grup i ri, sepse këto ishin. Berisha dhe Basha janë e njëjta monedhë, ndaç ktheje kështu ndaç ashtu 10 lekë bën monedha. Hajde të ndërtojmë një rrugë të re, u bëj thirrje të gjithë deputetëve".

Ora 19:28
Shehi kundër Rithemelimit dhe Bardhit: Nuk i bashkohem protestës së 20 shkurtit, s'pres asgjë prej saj! Aksioni kishte kuptim deri në dhjetor

Një qëndrim të prerë kundër aksionit të Rithemelimit ka deklaruar kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dashamir Shehi gjat ënjë interviste në “Frontline Interview” në Report Tv. Ai tha se nuk do të marrë pjesë në protestën që është paralajmëruar më 20 shkurt.

“Do ta gjykoj. Deri më sot nuk jam në protestë. Më duket sikur ky aksioni opozitar nuk po ndërton ndonjë gjë opozitare. Nuk shikoj asgjë racionale. Aksioni e ka nxjerrë opozitën nga parlamenti. Aksioni mund të kishte njëfare vlere deri për vit të ri, deri në dhjetor.... Nuk pres ndonjë gjë të madhe nga protesta sepse e ka ngarkuar me këtë lloj fryme.”

Cilat janë arsyet që zgjedh të mos shkojë në protestë?

“Sepse protesta po bëhet kush është lideri opozitar apo grupi më i fortë. Unë mendoj se protestat  duhen bërë me një platformë politike. U bë shumë kohë kemi dy vjet de gjysmë që merremi kush është grupi më i madh më i vogël, të jemi me Berishën apo Bashën”.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 14/02/2024 10:18

    Dash, nuk eshte hera e pare qe provon te dalesh i vetem por s'ke pasur asnjehere sukses. Dash, provoje dhe njehere tjeter se ndoshta je me fat e behesh K/M se per K/ bashkiak nuk ishe i zoti. Edhe un jam me PD-en, as meBerishen dhe as me Bashen ( me kete te fundit jo e jo ) por as me ty o Dash,,as me njerin nga keta qe zihen per fronin por per nje rini qe te kete aftesi drejtuese por jo hajdute.

    Përgjigju
  • Or tej: 14/02/2024 07:03

    Vetem grupi Na Bashkoi Rakia te ben derman or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Jona: 13/02/2024 21:52

    Ndersa kerkon lider te rinj, do ishte mire te shtonte dhe kriterin e te qenurit pijanec. Keshtu afrohet me mire me standartin e ketij dambllaje rakie.

    Përgjigju
  • xoni: 13/02/2024 21:38

    Tregohe veten qe je DASH se mbete dele mbrapa non gratave...

    Përgjigju
  • KRISTAQ: 13/02/2024 21:03

    O dash tu ngjallen krimbat ne kete moshe. Po pret te ik macja te hedhesh valle. Nuk i shkon profilit qe ke krijuar deri me sot

    Përgjigju
  • Populli: 13/02/2024 19:46

    Parti hale.Kujt i pl.... se çfar do beni, do bashkoheni apo jo.Vafshi ne djall

    Përgjigju
  • ylli: 13/02/2024 19:29

    ke te drejte o dash,,,,na mbyten maloket,,tiransit nuk perzihen dot me maloket,,ptu..rrace e keqe...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?