Shahu dhe politika, Shalsi: Përballë kemi një opozitë që maksimumi ka luajtur me zara! Reforma në Drejtësi objektiv i qartë i PS

27 Nëntor 2023, 19:35| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 20:51

  • Share

Reforma në Drejtësi nisi për të hapur një rrugë të re për Shqipërinë. Kështu u shpreh në emisionin “Kontrast” në Report Tv deputeti i PS Eduard Shalsi, ndërsa nënvizoi se reformat e tjera të qeverisë nuk do të ishin të suksesshme pa atë në Drejtësi.

“PS dhe Rama në fakt nëse nuk gaboj që në 2008 kanë dalë me një propozim për një reformë në drejtësi. Nisëm reformën në drejtësi duke besuar se asnjë nga reformat e tjera të qenësishme nuk do të ishin të suksesshme pa një bllok të fortë drejtësie. Shqiptarët kanë ëndërruar prej dekadash një drejtësi. Në objektivin për të fituar duhet të ndërmarrësh një strategji për të cilën duhet të përgatisësh disa taktika. Reforma në Drejtësi ishte për të hapur një rrugë të re për Shqipërinë. Për të arritur aty ku duhej.”

I pyetur për “kokat e prera” nga drejtësia e re, Shalsi tha se PS i ka dhënë vendit një sistem drejtësie modern.

“Nëse do të mundësh kundërshtarin t'i do shohësh kundërshtarin, cilët janë lojtarët më efikas. Ndonjëherë një lojtar është më i rëndësishëm se mbretëresha. Në lojën e shahut edhe ata që duhen gurët më të parëndësishëm marrin rol. Reforma në drejtësi objektiv i qartë, pa të asnjë reformë tjetër s'do ishte e suksesshme. Kushdo që e di lojën e drejtësisë e vura në thonjëza se nuk është lojë, duhet të marrë në konsideratë se gjërat nuk janë më si më parë. Di të them që Rama, kjo mazhorancë ka qenë e vendosur që t’i japë Shqipërisë një sistem drejtësie modern”.

Kalimi i komisioneve online për shkak të dhunës dhe kaosit të deputetëve të Rithemelimit, Shalsi tha se ishte i pashmangshëm, por nga ana tjetër me jehonën që bëri në mediet ndërkombëtare nxori në pah një Shqipëri që nuk duhej.

“Nuk kam patur deputetë të opozitës që të ndërmarrin iniciativa dhe t’i ndjekin. Duket sikur duan të jenë formalisht në rregullin se unë kam bërë disa amendime. Nuk është kjo. Komisionet mblidhen për të diskutuar.”

“Deri tani nuk kemi gjetur një formulë më të mirë se online për të vijuar sepse Shqipëria nuk mund të ketë një buxhet pa miratuar. Nuk mbetemi peng i asaj që duan të destabilizojnë jetën parlamentare. Pavarësisht se mbledhjet i kemi zhvilluar online diskutimet janë bërë si të ishim fizikisht. Ishte zgjedhje e detyruar për të zhbllokuar një proces që donin ta zhbënin kundërshtarët tanë”.

“Nuk na vjen mirë që skena të tilla si kjo e fundit që bëri xhiron e botës nxori në pah një Shqipëri që nuk do duhej. Në jetë e kuptoj se nuk është në dorën tënde ta bësh kundërshtarin të sillet me etikë por mënyra si reagon ti ndaj asaj që bën kundërshtari. Ne i kemi përqendruar bateritë te buxheti. Ne në asnjë mënyrë nuk shmangim përgjegjësinë tonë nga plotësimi i aspiratave të njerëzve. Të gjitha këto sjellje të Berishës nuk më bëjnë për shtypje. E kam konsideruar veten me fat që jetën parlamentare e kam nisur në opozitë. E quaj fat të jetuarit nën lëkurën e një opozitari. Ne do vazhdojmë rrugën tonë. Ne jemi thirrur për të qeverisur vendin dhe ka një mori ligjesh në parlament që kanë kaluar që po diskutohen dhe prekin jetën e çdo shqiptari. Ato meritojnë vëmendje... Në vend të flakës së stisur të parlamentit shqiptar, qytetarët duhet të dëgjonin çfarë mendojmë ne.”

Ndërsa foli dhe për librin “Jeta si një lojë shahu” nga shahisti legjendar Garry Kasparov, deputeti i PS bëri dhe disa krahasime mes politikës dhe shahut.

“Të paralelizosh politikën shqiptare me shahun është jashtë realitetit. Të them të drejtën shumica e politikanëve edhe ato që kanë afatgjatë edhe personi që përmendet shpeshherë janë veshur me një aureolë. Ju për shembull u veshët me aureolën e shahistit. Kur i sheh zhveshur edhe nga pushteti duket sikur janë disa njerëz që kanë luajtur zara dhe u shkon më shumë ndonjëlloj loje tjetër sesa një  lojë intelektuale që ka brenda dhe shkencën. S’mund ta perifrazojmë politikën shqiptare si lojë shahu. Loja e shahut ka rregulla të mirëpërcaktuara. Duhet të jesh i përgjegjshëm për çdo lëvizje. Duhet ta dish për çfarë shërben kjo lëvizje. Ndonjëherë duhet të sakrifikosh dhe figura të rëndësishme që të arrish objektivin madhor. Që të mundësh kundërshtarin ti duhet të bëhesh kundërshtari thotë një shprehje.

Politika shqiptare nuk ka qenë mjaftueshëm e mençur që ta mendonte si një lojë shahu. Sa më shumë politikanët do të kuptonin shahun aq më e mirë do ketë qenë politika.”

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?