Juventus 0-0 Milan

Serie A/ Juventus dhe Milan barazojnë 0-0! Leçe 1-1 ndaj Monzës, Lazio i falet golit të Zaccagnit për Evropën

27 Prill, 22:47| Përditesimi: 27 Prill, 22:57

  • Share

Serie A e futbollit vijon këtë të shtunë me tre ndeshjet e radhës për javën e 34-t. Gjithçka nisi në 15:00 me Leçes që barazoi 1-1 kundër Monzas. Në 18:00 u luajt sfida e shumëpritur mes Juventusit dhe Milanit, e cila u mbyll 0-0. Në 20:45 Lazio fitoi 1-0 ndaj Veronës. Kujtojmë se Salernitana zyrtarisht është rrëzuar në Serie B.

Kryendeshja e Serie A për këtë javë mes Juventusit dhe Milanit përfundoi 0-0. Në Torino fansat prisnin gola, teksa ishin të vetmit që munguan. Bardhezinjtë e Allegrit marrin barazimin e tretë radhazi, ndërsa pas eliminimit nga Europa League dhe humbjes në derbin me Interin, Milan rikthehet të marrë pikë.

Në pjesën e parë mungoi iniciativa, me dy portierët që më shumë ishin spektaktorë dhe nuk u rrezikuan me asnjë rast serioz. Sportiello bëri pritjen e parë në minutën e 45, kjo pas një goditje të Vlahovic. Edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë, me dy skuadrat që më shumë nuk donin të pësonin. Paçka se Allegri dhe Pioli bënë nëntë zëvendësime në total, golat munguan.

Në "Via del Mare" Leçe dhe Monza barazuan 1-1. Dueli në Puglia ishte dramatik, me golat që u shënuan në shtesë. Ishte Leçe që kaloi në avantazh me Krstovic në minutën e 90+2, teksa kur u duk se vendasit do merrnin tri pikë Pessina në 90+6 vendosi ekuilibrat. Ylber Ramadani dhe Kastriot Dermaku munguan te Leçe për shkak dëmtimi, ndërsa Medon Berisha qëndroi në stol.

Në "Olimpico", Lazio fitoi 1-0 kundër Veronës. Goli i Zaccagni në minutën e 72-të i dha tri pikë "Shqiponjave" të Tudor.

Serie A, raundi 34:

15:00 Leçe 1-1 Monza

18:00 Juventus 0-0 Milan

20:45 Lazio 1-0 Verona

Renditja:

Ora 20:01
Shumë zhurmë për asgjë, Juventus dhe Milan barazojnë 0-0


Kryendeshja e Serie A për këtë javë mes Juventusit dhe Milanit përfundoi 0-0. Në Torino fansat prisnin gola, teksa ishin të vetmit që munguan. Bardhezinjtë e Allegrit marrin barazimin e tretë radhazi, ndërsa pas eliminimit nga Europa League dhe humbjes në derbin me Interin, Milan rikthehet të marrë pikë.

Në pjesën e parë mungoi iniciativa, me dy portierët që më shumë ishin spektaktorë dhe nuk u rrezikuan me asnjë rast serioz. Sportiello bëri pritjen e parë në minutën e 45, kjo pas një goditje të Vlahovic.

Edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë, me dy skuadrat që më shumë nuk donin të pësonin. Paçka se Allegri dhe Pioli bënë nëntë zëvendësime në total, golat munguan.

Me 70 pikë Milani mban vendin e dytë, teksa duket se e ka të sigurt zonën Champions. Juve një pozicion më pak me 65 pikë, tre më shumë se Bologna. Këta të fundit luajnë me Udinesen dhe në rast suksesi do barazonin "Zonjën e Vjetër".

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?