Merita Bakiu deputetja e PD, në mungesë të mbajtjes së fjalës në Kuvend për të përcjellë problemet e banorëve të zonës që ajo përfaqëson ka folur jashtë parlamentit. Ajo deklaroi se, 80 mijë banorë të Krujës janë penalizuar nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar.
“80 mijë banorë të zonës së Krujës sot janë të penalizuar nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Papërgjegjshmëria e qeverisë është e paparë. Sot që ngrihen problemet e zgjedhësve, gjysma e kabinetit qeveritar nuk ishin të pranishëm në sallë, që të dëgjojnë hallet e problemet e tyre. Seanca plenare nis me anëtarësimet e reja në PS”, tha ajo.
“Nuk shqetësohen se çfarë problemesh kanë qytetarët shqiptarë. I bëj thirrje kryeministrit Rama dhe ministres Balluku që të bëjnë ndërhyrje të menjëhershme në projektin e rrugës Thumanë-Kashar, për të bërë dalje që kalon në Bashkinë e Krujës. Është problem madhor sepse penalizon 80 mijë banorë, penalizon bizneset dhe izolon zonën”, nënvizoi deputetja Bakiu.
Lajmi kryesor:
Kuvend 7 minuta seancë/ Flamur Noka i ngjesh grushtin në fytyrë gardistit! Rithemelimi s'heq dorë nga zhurmuesit (FOTO + VIDEO)
B.K/ReportTv.al