Kuvend 7 minuta seancë/ Flamur Noka i ngjesh grushtin në fytyrë gardistit! Rithemelimi s'heq dorë nga zhurmuesit (FOTO + VIDEO)

4 Mars, 17:10| Përditesimi: 4 Mars, 21:32

  • Share

As kjo seancë plenare, ku duhej të flitej për problemet e qytetarëve, nuk u lejua të zhvillohej në kushte normale dhe u mbyll për vetëm 7 minuta.

Të vendosur për të çuar përpara aksionin e tyre, grupi i rithemelimit vunë në zbatim të njëjtin skenar, duke bllokuar foltoren, përdorur zhurmues e pankarta.

Si rrallëherë në këto muaj grupi i deputetëve të Rithemelimit ishte i plotë me në krye Gazment Bardhin, përveç Edi Palokës, i cili vuan ende përjashtimin rekord prej 40 ditësh që prej 9 shkurtit.

Deputetët të cilët ktheheshin nga një javë aktive në terren me zgjedhësit, e që duhet të sillnin në foltoren e parlamentit shqetësimet e tyre, nuk mundën për shkak të kaosit, duke bërë që parlamenti të shpërndahej edhe këtë herë pa asnjë rezultat.

I vetmi që pati konfrontime fizike me punonjësit e gardës ishte Flamur Noka, i cili nuk lejoi kolegun socialit Vullnet Sina të merrte fjalën.

Kryeministri Edi Rama dhe kreu I partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ishin të pranishëm në këtë seancë. Ky I fundit kishte përqafuesit e grupit të tij, të cilët nuk i kursyen rezervat ndaj mazhorancës, duke mos  përmendur kaosin e krijuar nga deputetët e rithemelimit.

“Papërgjegjshmëria e qeverisë e paparë. Sot që ngrihen problemet e zgjedhësve gjysma e kabinetit nuk ishin në sallë. Sot i bëj thirrje ministres Balluku, kryeministrit që të bëjnë ndërhyrje të menjëhershme në projektin e rrugës Thumanë-Kashar sepse penalizon 85 mijë banorë dhe biznese”- u shpreh deputetja e PD Merita Bakiu.

Ndonëse  sërish pamundësuan zhvillimin normal të seancës, aksioni i rithemelimit këtë herë u duk më i zbutur, duke mos përdorur flakadanë, mjete piroteknike dhe kapsolla, përdorimi i të cilave me rregulloren e re do të çonte në përjashtimin e tyre me 2 muaj.

Ora 17:22
Seanca u mbyll mes kaosit, deputetja e PD Bakiu: Sot që ngrihen problemet e zgjedhësve, gjysma e kabinetit qeveritar nuk ishte në Kuvend

Merita Bakiu deputetja e PD, në mungesë të mbajtjes së fjalës në Kuvend për të përcjellë problemet e banorëve të zonës që ajo përfaqëson ka folur jashtë parlamentit. Ajo deklaroi se, 80 mijë banorë të Krujës janë penalizuar nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar.

“80 mijë banorë të zonës së Krujës sot janë të penalizuar nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Papërgjegjshmëria e qeverisë është e paparë. Sot që ngrihen problemet e zgjedhësve, gjysma e kabinetit qeveritar nuk ishin të pranishëm në sallë, që të dëgjojnë hallet e problemet e tyre. Seanca plenare nis me anëtarësimet e reja në PS”, tha ajo.

“Nuk shqetësohen se çfarë problemesh kanë qytetarët shqiptarë. I bëj thirrje kryeministrit Rama dhe ministres Balluku që të bëjnë ndërhyrje të menjëhershme në projektin e rrugës Thumanë-Kashar, për të bërë dalje që kalon në Bashkinë e Krujës. Është problem madhor sepse penalizon 80 mijë banorë, penalizon bizneset dhe izolon zonën”, nënvizoi deputetja Bakiu.

Ora 17:16
Noka përplaset me Gardën dhe i bllokon mikrofonin deputetit socialist me zhurmues

 

Deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka ka vijuar me skenarin e tij të përhershëm të bllokimit të seancës plenare, duke u përplasur fizikisht me Gardën e Republikës dhe duke mos i lënë deputetët e mazhorancës të mbajnë fjalën e tyre. 

Ai i ndërpreu fjalën deputetit socialist, Vullnet Sinajt duke përdorur bilbil në mikrofonin e tij teksa ky i fundit po mbajte fjalim lidhur me problematikat e qytetarëve të evidentuara në terren.
 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrante: 05/03/2024 17:36

    Keto Jane turpi i atij vendi.

    Përgjigju
  • Anti Shpellari: 05/03/2024 15:27

    Parlamenti të bojë një ligj për gardistët kur kërcënohen,apo mos lejimin e kryerjes së detyrës! Këto kafshët që janë rritur me kafshë tjua tregojnë vendin që ju takon gardës për mbrojtjen e tyre.

    Përgjigju
  • Fkfkajskfk: 05/03/2024 09:33

    Futeni brenda kte morr dhjarrin e mutit u be ky kokrre kromashit te qelloj njerezit

    Përgjigju
  • populli: 05/03/2024 09:05

    shpellari shpellar mbetet edhe pse ka vile 2 mil euro ne Lalz...

    Përgjigju
  • Ledi: 05/03/2024 06:28

    Si Leno her nje devil te sulmoje garden? Pse toltrihen Leto veprime jriminale te deputet eve te rithemelimut? Graduation duhet te kunder pergjighej Mul Nokes

    Përgjigju
  • Keep: 04/03/2024 22:27

    I votoni prape keta shpellaret e rithemelimit ne zgjedhjet e ardhshme. Sa turp

    Përgjigju
  • Meri: 04/03/2024 20:55

    Njërzë me mentalitet mesjetar,i'u duhet shumë kohë për tu civilizuar.

    Përgjigju
  • ermal: 04/03/2024 20:01

    Kjo eshte cmenduri malokesh,eshte goditje ne krye te detyres perse nuk arestohet ndyresira.

    Përgjigju
  • Unfair: 04/03/2024 19:46

    Të gjithë duhet të jenë të barabartë para Ligjës!

    Përgjigju
  • Nul Moka & Shtet Nul: 04/03/2024 18:04

    O shtet NUL që nuk zbaton ligjin kundër një NULI. O NUL Moka të lumtë bytha jote e palarë kur zgjat dorën tënde të qelbur ndaj djalit të gardës. Po është djali i një nëne në krye të detyrës. Zoti të ndëshkoftë!

    Përgjigju
  • Linda: 04/03/2024 17:40

    Shtazeria njerezore ne vendin tone e ka emrin Flamur Noka! Ky duhet te nxirret zvarre nga parlamenti jo nga duart e gardes po nga duart e popullit atij populli qe i ka dhene voten ketij funderrine! Zbriti kuksani ne Tirane grabiti ,vrau trafikoj cfare i deshi qefi dhe tani kerkon te dhunoj cdo here tempullin e popullit shqiptar!

    Përgjigju
    • Doktori: 05/03/2024 09:57

      Ç'fatkeqësi, sa shumë kriminelë prodhon ky vend!

    • zefi: 04/03/2024 20:49

      linda fute ne burg pra shteti esht i joti policia e jotja gjykatat i ke ti pse e le malokun yte boj ashtu

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?