Samiti i NATO-s, merren masa të rrepta sigurie në Vilnus! Disa shtete garantojnë sigurinë ajrore

9 Korrik 2023, 13:21| Përditesimi: 9 Korrik 2023, 18:31

  • Share

 

Një mijë trupa për siguruar samitin e 11-12 korrikut Vilnius,  vetëm 151 kilometra larg Rusisë, janë dërguar nga 16 aleatë të Nato-s. Disa nga vendet kanë afruar sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore që u mungojnë shteteve baltike. Sipas Reuters, Shtetet baltike të Lituanisë, Estonisë dhe Letonisë, dikur të sunduara nga Moska, por pjesë e NATO-s dhe BE, që nga viti 2004, të gjitha shpenzojnë më shumë se 2% të ekonomive të tyre në mbrojtje, më e madhja nga aleatët e tjerë të NATO-s.

 Por për rajonin me një popullsi totale prej rreth 6 milionë banorësh, kjo nuk është e mjaftueshme për të mbajtur ushtri të mëdha, për të investuar në avionët e tij luftarakë apo mbrojtje ajrore të avancuar. Gjermania ka vendosur 12 raketa-hedhës Patriot, të përdorura për të kapur raketa balistike dhe lundruese ose avionë luftarakë. Spanja ka sjellë një sistem të mbrojtjes ajrore NASAMS, Franca, Finlanda dhe Danimarka po bazojnë avionët ushtarakë në Lituani dhe MB, dhe Franca po ofron aftësi anti-drone. Polonia dhe Gjermania dërguan forca të operacioneve speciale të përforcuara me helikopterë.

Të tjerë dërgojnë masa për t’u marrë me sulme të mundshme kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore. Për presidenti lituanez Gitanas Nausenda, përpjekja aleate për të garantuar sigurinë ajrore gjatë mbledhjes së liderëve do të thotë që NATO duhet të ndërtojë urgjentisht mbrojtje të përhershme ajrore në shtetet baltike.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kievi pranon për herë të parë sulmin në urën e Krimesë! Bomba në Lyman: 8 civilë të vrarë! Nga frika për Wagnerin, Varshava zhvendos një mijë ushtarë në Lindje


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?