Zelensky dhe 5 komandantët e tij në Lviv

Lufta/ Kievi pranon për herë të parë sulmin në urën e Krimesë! Bomba në Lyman: 8 civilë të vrarë! Nga frika për Wagnerin, Varshava zhvendos një mijë ushtarë në Lindje

9 Korrik 2023, 07:18| Përditesimi: 9 Korrik 2023, 13:22

  • Share

UKRAINË-Për herë të parë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pranoi përgjegjësinë e Kievit në sulomin e 8 tetorit 2022 në urën e Krimesë, ndërkohë që granatimet e artilerisë ruse vranë gjatë natës të paktën 8 civilë dhe plagosën 13 në Lyman, në rajoni Donetsk të Ukrainës. Të paktën 10 qytete dhe fshatra janë bombarduar.

Në ditën e 500-të të luftës, zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar publikoi një listë të veprimeve më të rëndësishme të kryera nga ushtria në Telegram, duke përfshirë sulmin në urë,

"273 ditë që nga sulmi i parë u krye në urën e Krimesë, për të prishur logjistikën e rusëve”, ka shkruar ajo.

Ura e Krimesë u hodh në erë me eksploziv të transportuar nga një kamion bombë.

Ndërsa artileria ruse vazhdon sulmet ndaj Kievit, gjatë natës të paktën 8 civilë u vranë dhe 13 u plagosën në Lyman, në rajoni Donetsk të Ukrainës. Mbi 10 qytete dhe fshatra u bombarduan, duke shkaktuar shumë dëme materiale.

Nisur nga kjo situatë Varshava ka zhvendosur një mijë ushtarë në Lindje, nga frika e lëvizjeve të grupit mercernar Wagner.

Ndërkohë Turqia duket se është rikthyer sërish në 'udhëkryqin' e fateve të luftës Rusi-Ukrainë. Në një takim me Zelenskyn, presidenti turk Erdogan pohoi se Ukraina meriton të anëtarësohet në NATO, ndërsa i garantoi se do ketë përpjekje maksimale që do i japë fund luftës. 5 komandantë ukrainas u kthyen nga Turqia në Ukrainë së bashku me Zelenskyn. 

Erdogan njoftoi se muajin e ardhshëm do të presë presidentin rus, Vladimir Putin.

Pas rikthimit nga Turqia, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe 5 komandantët e mbrojtjes Azovstal të sjellë nga Turqia mbërritën në Lviv, ku u përshëndetën nga një turmë e madhe.

Në përditësim... 

Ora 13:45
Ministri ukrainas: Bombat thërrmuese nuk do të përdoren në Rusi

1688030168_ukraine.webp

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, ka deklaruar se vendimin e Shteteve të Bashkuara për të dërguar ato që quhen bomba thërrmuese në Kiev, do të ndihmonin në çlirimin e territorit ukrainas.

Për këtë ministri premtoi se armët nuk do të përdoren në Rusi apo kundër Rusisë.

Uashingtoni njoftoi të premten se do të furnizojë Ukrainën me municione thërrmuese të ndaluara gjerësisht, dhe për këtë, Presidenti amerikan, Joe Biden tha se ishte "një vendim shumë i vështirë".

Ministri Reznikov tha se municioni do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve të ushtarëve ukrainas, duke shtuar se Ukraina do të mbajë të dhëna të rrepta të përdorimit të tyre dhe do të shkëmbejë informacione me partnerët e saj.

Ora 13:21
Samiti i NATO-s, merren masa të rrepta sigurie në Vilnus! Disa shtete garantojnë sigurinë ajrore

 

Një mijë trupa për siguruar samitin e 11-12 korrikut Vilnius,  vetëm 151 kilometra larg Rusisë, janë dërguar nga 16 aleatë të Nato-s. Disa nga vendet kanë afruar sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore që u mungojnë shteteve baltike. Sipas Reuters, Shtetet baltike të Lituanisë, Estonisë dhe Letonisë, dikur të sunduara nga Moska, por pjesë e NATO-s dhe BE, që nga viti 2004, të gjitha shpenzojnë më shumë se 2% të ekonomive të tyre në mbrojtje, më e madhja nga aleatët e tjerë të NATO-s.

 Por për rajonin me një popullsi totale prej rreth 6 milionë banorësh, kjo nuk është e mjaftueshme për të mbajtur ushtri të mëdha, për të investuar në avionët e tij luftarakë apo mbrojtje ajrore të avancuar. Gjermania ka vendosur 12 raketa-hedhës Patriot, të përdorura për të kapur raketa balistike dhe lundruese ose avionë luftarakë. Spanja ka sjellë një sistem të mbrojtjes ajrore NASAMS, Franca, Finlanda dhe Danimarka po bazojnë avionët ushtarakë në Lituani dhe MB, dhe Franca po ofron aftësi anti-drone. Polonia dhe Gjermania dërguan forca të operacioneve speciale të përforcuara me helikopterë.

Të tjerë dërgojnë masa për t’u marrë me sulme të mundshme kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore. Për presidenti lituanez Gitanas Nausenda, përpjekja aleate për të garantuar sigurinë ajrore gjatë mbledhjes së liderëve do të thotë që NATO duhet të ndërtojë urgjentisht mbrojtje të përhershme ajrore në shtetet baltike.

Ora 11:42
Zelensky kthen në shtëpi të burgosurit e luftës nga Mariupoli

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka sjellë në shtëpi nga Turqia pesë komandantë të zënë rob nga Rusia gjatë luftës brutale në qytetin e Mariupolit në fillim të luftës.

Kremlini iu përgjigj i revoltuar veprimit të Zelenskyt, duke thënë se ata nuk ishin të informuar për lirimin e komandantëve duke pretenduar se lëvizja shkelte një marrëveshje me Ankaranë që ata të qëndronin në Turqi deri në fund të luftës.

Në shtator 2022, Ukraina njoftoi lirimin e 215 ushtarëve të saj në këmbim të dhjetëra të burgosurve rusë dhe një politikani pro Moskës.

Si pjesë e marrëveshjes dhe në bashkëpunim me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, presidenti ukrainas tha se pesë komandantët do të qëndrojnë në Turqi "në siguri të plotë dhe në kushte komode" deri në fund të luftës.

Pas kthimit të tij në Kiev me burrat, Zelensky nuk shpjegoi menjëherë pse u lejuan të largoheshin nga Turqia në këtë kohë.

Ora 10:17
Moska: Duhet të flitet për incidentet në centralin bërthamor të Zaporizhzhias gjatë samitit të NATO-s

1687790339_nato.JPG

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova shkroi në Telegram se udhëheqësit e NATO-s duhet të diskutojnë centralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës në një samit në Vilnius, Lituani javën e ardhshme.

Vilnius është rreth 1000 kilometra larg termocentralit bërthamor.

Ora 09:00
Lufta/ Komandantët e çliruar të Azov: Do të kthehemi në front

1688886032_fdfdf.JPG

Komandanti i batalionit Azov, Denys Prokopenko, të cilin Turqia ia dorëzoi me katër oficerë të tjerë të lartë ukrainas presidentit Zelensky në kundërshtim me marrëveshjet e bëra me Moskën, ka premtuar se me shokët e tij të liruar do të bëjnë "çdo gjë të mundshme për t'i dhënë fund luftës".

Gjatë një konference për shtyp, pas kthimit të tyre në Ukrainë, ai tha se të gjithë synojnë të kthehen në front.

 "Kjo është arsyeja pse ne u kthyem në Ukrainë, ky është objektivi ynë kryesor".

 Sipas marrëveshjes mes Moskës dhe Ankarasë, pesë komandantët e Azovit – të cilin Rusia e konsideron organizatë terroriste – ishin liruar me kusht që të qëndronin në Turqi, nën mbrojtjen e presidentit Erdogan, deri në përfundim të konfliktit. Në fund të vizitës së tij në Turqi, Zelensky njoftoi kthimin e tij në Kiev me pesë komandantët, protagonistë të rezistencës Azovstal në Mariupol, të pushtuar më vonë nga rusët. Moska ka reaguar ashpër, duke denoncuar se si Ankaraja ashtu edhe Kievi kanë shkelur marrëveshjet.

Ora 07:50
Kievi pranon për herë të parë sulmin në urën e Krimesë

1688881883_fsffs.JPG

Për herë të parë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pranoi përgjegjësinë e Kievit në sulmin e 8 tetorit 2022 në urën e Krimesë.

Në ditën e 500-të të luftës, zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar publikoi një listë të veprimeve më të rëndësishme të kryera nga ushtria në Telegram, duke përfshirë sulmin në urë,

"273 ditë që nga sulmi i parë u krye në urën e Krimesë, për të prishur logjistikën e rusëve”, ka shkruar ajo.

Ura e Krimesë u hodh në erë me eksploziv të transportuar nga një kamion bombë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 10/07/2023 07:55

    Propoganda pro ukrainas thot qe ukrania po bene ofensiv te sukseshme duke cliruar disa km katror territor Por nuk thot sa humbje ka ukraina Kurse sherbimet e fshehta angleze dhe amerikane thon qe ukraina ka humbje per nji muaj mbi 80 mij trupa Tani sdim nga te besojm fitoret ukrainase sipas shtypit shqiptar apo ato te huaja Dhe sa per ata nazistat qe turqia i dorzoj po vajten ne front keq e kan

    Përgjigju
  • Beni: 09/07/2023 08:19

    Faktikisht ajo nuk dihej fare kussh e beri ate pune hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?