Ambasada e SHBA

Sulm terrorist në kampin Ashraf në Durrës? Ambasada e SHBA: Ka një kërcënim serioz! Burime për Report Tv: Dyshohet se janë mbi 50 të rekrutuar nga Irani

21 Korrik 2022, 22:53| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 07:54

  • Share

Ambasada e SHBA ka publikuar një njoftim sigurie duke sqaruar është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë. Samiti do të mbahet në kampin e muxhaedinëve iranianë në MEK, pranë Durrësit, Shqipëri në 23-24 korrik 2022.

Ambasada e SHBA i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin këtë ngjarje, të monitorojnë mediat lokale, të mbajnë profil të ulët (të mos bëjnë postime në rrjete sociale) dhe të jenë të vetëdijshëm për çfarë i rrethon.

Burime nga antiterrori bënë me dije për Report Tv se janë mbi 50 persona që dyshohet se janë të rekrutuar nga Irani për të bërë akt terrorist gjatë këtij samiti që do mbahet në Manëz.

Shërbimet inteligjente të policisë shqiptare e partenerëve ndërkombëtarë kanë kapur disa mesazhe të koduara që flasin për një akt të mundshëm terrorist me pasoja ndaj muxhahedinëve dhe sigurisë kombëtare në Shqipëri. Mesazhet për sulm terrorist janë kapur 10 ditë më parë nga shërbimet partnere dhe ja kanë përcjellë Shqipërisë, pra konsiderohet real.

Policia ka shtuar patrullimet përreth kampit dhe pikat kufitare për çdo person që futet në Shqipëri.

Samiti do të mbahet në kampin Ashraf, në afërsi të Manzës, rreth 30 km larg Tiranës. Atje kanë qytetin e tyre të paktën 3 mijë muxhahedinë që ndodhen në Shqipëri. Muxhahedinët konsiderohen grup terrorist nga Republika Islamike e Iranit dhe prej dekadash ndodhen në konflikt të hapur me regjimin atje.

Dy ditë më parë, Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime dhe kontrolle për identifikimin e personave të dyshuar si të përfshirë për aktivitet spiunazhi dhe aktivitet terrorist në Shqipëri kundër MEK.

Përveç kontrollit të banesave të disa shtetasve dhe marrjes në pyetje të 11 personave të tjerë, ish-anëtarë të MEK, SPAK ushtroi kontrolle edhe në disa banesa në Laç dhe Lezhë e Fushë-Krujë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rrjet spiunazhi. Nga kontrolli në këto banesa janë sekuestruar disa sende si Laptopë apo telefona që mund t'i vlejnë hetimit.

Komento

Komente

  • Imam Abdul: 22/07/2022 08:06

    Nuk eshte problemi i mishit per top.Asnje nuk i perdor ATA si "luftetaret lirine".Si rezerva potenziale njerezore mbase.Por ,ATA nuk duhet te ishin pranuar fare ne shqiperi,ne nje Vend "pa breke ne bythe".ATA qendroje ne Manze ,ne nje qytet shtet te rrethuar me mur ,te ruajtur nga te kater anet.Se c'behet atje asnje nuk e di,vec atyre qe urdheruan grumbullimin ne kete Vend.Kam frike se Edhe keta qe bene sulmin kibernetik Jane po' atje.Kane qender te fuqishme elektronik ku perpunojne mjaft gjera.Mbase lidhen me luften kunder iranit,Pune e tyre,por Jo ne terrenin dhe nga terreni shqiptar.Kjo Ka te beje me cenimin e integriteti te shtetit shqiptar.

    Përgjigju
  • Tata: 21/07/2022 23:04

    Po qysh, ska pune tjeter Irani por te kercenojne keta te "arratisurit" e mbaruar qe vijne verdalle me keq se shqiptaret pas 46 neper bote. Lerini te shkretet mos i shfrytezoni si mish per top.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?