Hasan Heyrani, nën hetim dhe dyshohet si drejtues i ish-anëtarëve të MEK

Spiunazh në shërbim të regjimit iranian, SPAK kontrolle në disa banesa në Laç, Lezhë e Fushë-Krujë

20 Korrik 2022, 12:08| Përditesimi: 20 Korrik 2022, 12:22

  • Share

Prokuroria e Posaçme vijon Kontrollet dhe punën për identifikimin e personave të dyshuar si të përfshirë për aktivitet spiunazhi dhe aktivitet terrorist në Shqipëri kundër MEK.

Report Tv mëson se përveç kontrollit të banesave të disa shtetasve dhe marrjes në pyetje të 11 personave të tjerë, ish-anëtarë të MEK, SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në disa banesa në Laç dhe Lezhë e Fushë-Krujë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rrjet spiunazhi.

Nga kontrolli në këto banesa janë sekuestruar disa sende si Laptopë apo telefona që mund t'i vlejnë hetimit.

Referuar hetimeve të deritanishme të SPAK, dyshohet se personat e vënë nën hetim kanë qenë të rekretuar nga Ministria e Brendshme e Iranit. Hetimet e SPAK nisën pas marrjes së indicieve se disa persona po përgatisnin një rrjet agjenturor dhe kishin krijuar një shoqatë në Shqipëri, ku qëllimi ishte marrja e informacioneve për jetesën e muxhahedinëve që jetojnë në kampin në Manëz.

Në këtë rrjet spiunazhi dyshohet se ka edhe shtetas shqiptar. Deri më tani nuk ka asnjë person të ndaluar apo dëbuar lidhur me këtë çështje, ndërkohë që sipas SPAK të gjithë të dyshuarit po mbahen në mbikqyrje nga anti-terrrori dhe agjentë të BKH-së.

20 iranianë, më parë ish anëtar të MEK, janë nën hetim nga SPAK për spiunazh në shërbim të regjimit iranian. Pjesa më e madhe e tyre janë nën hetim që prej 3 vitesh! Bëhet fjalë për ish-anëtarë të organizatës së muxhahedinëve iranianë të cilët janë shkëputur nga kjo organizatë dhe që tanimë dyshohet që po kryejnë aktivitet të ndaluar brenda territorit të vendit tonë për llogari të Gardës Revolucionare të Iranit dhe shërbimeve sekrete atje. GJKKO pak ditë më parë ka miratuar kërkesën e SPAK duke lejuar kontroll të 4 zyrave, 8 apartamenteve me qira e disa objekteve ku këta qëndronin e kryenin aktivitete të ndryshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?