Lincolni i blinduar? Salianji: Pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeministrit (VIDEO)

12 Shkurt 2020, 14:38| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 20:22

  • Share

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, me anë të një deklarate për mediat ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama duke thënë së kanë urdhëruar Policinë e shtetit të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar Lincoln me targë TR 0370 T që sipas PD është në pronësi të Olsi Ramës dhe që përdoret nga kryeministri.

Ndërkohë Salianji ndër të tjera shkruan se Rama dhe Sandër Lleshaj duhet t’u thonë shqiptarëve pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeminstrit, por edhe për pasurinë e bashkëpunëtorëve të tij, dënuar për kokainën në Xibrakë.

"Edi Rama dhe ushtari i tij në Minsitrinë e  Brendshme, Sandër Lleshaj kanë standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit. Ata urdhërojnë shfaqje propagandistike me bllokimin e automjeteve të blinduara, të pajisur me leje të lëshuara nga vetë policia, por nuk bllokojnë makinën e blinduar të Olsi Ramës.  Partia Demokratike solli fakte se mjeti i blinduar me të cilin Edi Rama lëviz në shkelje të rregullave, i përket Olsi Ramës. Megjithatë i ashtuquajturi Operacion i Forcës së Ligjit dhe Policia e Shtetit vazhdojnë të heshtin, duke mos dhënë asnjë shpjegim pse Olsi Rama është i paprekshëm dhe mbi ligjin.

Partia Demokratike disponon të dhëna të plota se Policia e Shtetit është e udhëzuar të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar Linkoln me targën TR 0370 T.  Makina e blinduar e Olsi Ramës lëviz si të kishte imunitet diplomatik, njësoj siç lëvizte makina private e Saimir Tahirit, audi AA 003 GB, që përdorej nga trafikantët e drogës së bandës së Habiljave.

Edi Rama dhe Sandër Lleshaj duhet t’u thonë shqiptarëve pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeminsitrit. Jo vetëm për sutomjetin e tij të blondiar, por edhe për pasurinë e bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij të dënuar për ngritjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë.  Edi Rama duhet t’i japë shqiptarëve edhe një shpjegim tjetër që lidhet direkt me vëllanë e tij, makinën e blunduar të të cilit ai e përdor në shkelje të rregullave dhe i jep imunitetin e të paprekshmit nga pokciia.

Në çfarë aferash është përfshirë Olsi Rama dhe çfarë e rrezikon atë, duke e detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e krijuar për mbrojtjen nga goditja me armë zjarri? Spektakli me makinat e blinduara është një flluskë e propagandës bajate të Edi Ramës. Edhe gjoja spektakli me sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar po rezulton një dështim, sepse një kryeministër që ka përdorur paratë e krimit për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur pushtetin nuk mund të luftojë krimin.

Lufta e vërtetë kundër krimit të organizuar do të thotë që Edi Rama të presë vetë  këmbët e karriges ku është ulur, por ai nuk ka vullnetin për ta bërë këtë.  E gjithë karriera e tij politike është bazuar tek trafikantët e drogës.  Për 17 vjet me rradhë, 11 vjet si kryear bashkie dhe 6 vjet si kryeministër, Edi Rama ka pastruar para me ta, duke u dhënë leje ndërtimi, koncesione tendera dhe pasuri publike.  Shqiptarët nuk e besojnë Edi Ramën! Ai është produkt i krimit dhe i korrupsionit. I vetmi kundravirus ndaj tij është vota e lirë, janë zgjedhjet e lira e të ndershme!" tha Salianji.

Edhe ditën e djeshme për këtë makinë pati një reagim për sa i përket makinës "Lincoln" ku Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi teksa publikon videon e momentit të largimit të Edi Ramës me makinën, sipas tij e blinduar tha se makina është automjeti privat i Olsi Ramës.

Dy ditë më parë pas momentit që Vladimir Gjuta u kap pranë selisë së PS-së me një pistoletë me fishekë në gojë dhe i maskuar me kapele, garda rriti sigurinë e kryeministrit Rama dhe pas mbledhjes nuk u largua me 'Benz' por me një "Lincoln".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bruno: 13/02/2020 07:51

    Po blidi i Lulit pse nuk bllokohet ?

    Përgjigju
  • peoples: 12/02/2020 22:10

    Nuk ka faj ky qe ligjeron neper televizione.fajin e kane ata qe i lene hapsira dhe kush meret me zbatimin e vendimeve te gjykatave.Ky njeri ordiner qe kerkoi te bente ordinere shoqerine e ka vendin ne BURG.

    Përgjigju
  • Fakti: 12/02/2020 19:47

    Rendesi ka fakti Jo kush e thote.po mos te lehnin keta do i kishe trafikantet e kriminelat keyebashkiake akoma

    Përgjigju
  • ERP: 12/02/2020 15:57

    Pse nuk je ne burg ti mashtrues?!!

    Përgjigju
  • Popull: 12/02/2020 15:13

    Ti qenke nje monster,edhe i denuar per mashtrim e sajesa edhe del e flet,llap llap ne emer te nje partie funderrine si PD mbasi askush te degjon ty mor ditzi.

    Përgjigju
  • Salianusi: 12/02/2020 15:07

    O si nuk ju ha nje mortje ju plehrat e PD-se,shikoni Salianjin kjo eshte fytyra dhe shembelltyra e kesaj partie te denigruar ne kete pike,me Grida Dumen e Ervin Salianjin keni ZERO te ardhme,me Sali Kriminelin jeni ZERO.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?