PD: Pse OFL nuk ndalon makinën e blinduar të Olsi Ramës? (VIDEO)

12 Shkurt 2020, 20:19| Përditesimi: 12 Shkurt 2020, 20:23

  • Share

Partia Demokratike i ka drejtuar disa pyetje Kryeministri Rama në lidhje me përdorimin e makinës së blinduar 'Lincoln', të cilin kryeministri e përdorë për udhëtime të gjata. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi pyet se pse OFL nuk ndalon mjetin e blinduar 'lincoln' me të cilën Rama, të cilën PD pretendon se është në pronësi të vëllait të tij, Olsi Rama.

'Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri.

Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet:

-      Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?

-      Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?

-      Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?' thuhet në njoftimin e PD.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kasem gazmend ziu: 12/02/2020 20:27

    O gazmend ziu nga kuvaja gazmend havaja po hik mor burr lesh hik se sje ti për ktë pun o merhum.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?