Ambulanca Infektive në Kosovë

Rritet numri i viktimave në Kosovë, 6 të vdekur dhe 3,917 të infektuar në 24 orët e fundit! 28,751 raste aktive me COVID! Shërohen 617 të tjerë

27 Janar 2022, 15:38| Përditesimi: 27 Janar 2022, 15:50

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 3,917 raste të reja me koronavirus nga 15,268 testime të kryera. Fatkeqësisht gjatë këtyre 24 orëve 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin ndërsa 617 janë shëruar.

Në të gjithë vendin mësohet se janë 28,751 raste aktive me koronavirus. Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të numrit të rasteve dhe rritje të të vdekurve. Dje u regjistruan 4,397 infektime dhe asnjë viktimë.

Gjatë këtyre 24 orëve janë dhënë 4,623 doza vaksine ndërsa 803,638 janë vaksinuar me të dyja dozat. Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,764,421 doza vaksine. Prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë regjistruar në total 3,010 viktima dhe 194,710 të infektuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë me dije se varianti Omicron i koronavirusit është më pak i rëndë se varianti Delta, por më ngjitës dhe mund të rrisë shtrimet në spitale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?