IKSHPK

IKSHPK: Varianti 'Omicron' më ngjitës se 'Delta', mund të rrisë hospitalizimet

27 Janar 2022, 15:26| Përditesimi: 27 Janar 2022, 15:34

  • Share

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë me dije se varianti Omicron i koronavirusit është më pak i rëndë se varianti Delta, por më ngjitës dhe mund të rrisë shtrimet në spitale.

Nga IKSHPK është thënë se ndikimi i këtij varianti aty ku vaksinimi është më i ulët ende nuk është parë, por masat parandaluese, duke përfshirë këtu edhe vaksinimin ofrojnë mbrojtje kundër të gjitha varianteve.

“Njerëzit që janë të vaksinuar kanë shumë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundje të rëndë COVID-19, duke përfshirë variantin Omicron”, thuhet nga IKSHPK./Express/

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?