Kosova & Rajoni

Rezultati i raundit të dytë i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, partia më e madhe opozitare, fituese absolute! Zaev dha dorëheqjen, LSDM rezultat zhgënjyes

1 Nëntor 2021, 09:28| Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 17:52

  • Share

VMRO-DPMNE është fituese absolute e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve të para jo zyrtare, VMRO-DPMNE ka fituar në 20 komuna, LSDM në shtatë, BDI gjithashtu shtatë, Aleanca për Shqiptarët/Alternativa dhe Lëvizja Besa kanë fituar nga dy komuna, ndërsa nga një komunë kanë fituar PDSH, GROM dhe koalicioni PLD/RDM.

Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen gjatë ditës së sotme.

Pas rezultatit zhgënjyes të LSDM, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dha dorëheqjen, komunikim që e bëri mbrëmjen e djeshme, ku tha se merr përsipër rezultatin në zgjedhje. Dorëheqja e tij është nga detyra e kryeministrit si dhe nga posti i kryetarit të LSDM-së.

Në Maqedoninë e Veriut u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Gara u zhvillua në 44 komuna dhe më e ashpër pritet në Shkup, në Tetovë, në Gostivar, në Kumanovë, në Strugë.

Ende nuk dihet nëse kjo dorëheqje e Zaev do të pasohet me deklarim të zgjedhjeve të parakohshme. Apo nëse do të ketë negociata për të formuar një qeveri të re po në drejtimin e LSDM-së.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?