Reshjet e shiut bllokojnë rrugën Tepelenë- Kurvelesh, Bashkia thirrje shoferëve: Ja rruga alternative që duhet të përdorni

25 Maj 2023, 19:07
  • Share

1685034316_gjirokaster.jpg

Reshjet e shumta të orëve të fundit kanë krijuar probleme serioze në infrastrukturën rurale në Tepelenë. Rruga Tepelenë-Njësia Administrative Kurvelesh, është izoluar. Shkak rënia e inerteve nga lartësitë ne afërsi të fshatit Bënçë.

Me këtë rast Bashkia e Tepelenës ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdorin aksin alternativ përmes fshatit Salari për të shkuar në destinacionet malore te Kurveleshit.

Nuk është hera e parë që ndodh bllokimi i këtij aksi si pasojë e rënies së inerteve.


Lajmi kryesor:

Reshje të dendura shiu në Lezhë, ‘paralizohet’ lëvizja e automjeteve! Situatë problematike në disa lagje të qytetit


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?