Reshje të dendura shiu në Lezhë, ‘paralizohet’ lëvizja e automjeteve! Situatë problematike në disa lagje të qytetit

25 Maj 2023, 16:19| Përditesimi: 25 Maj 2023, 16:49

  • Share

Kanë mjaftuar 30-minuta reshje shiu me itensitet të lartë që Lezha të përballet me probleme.Kanalizimet nën tokësore nuk e përballuan nivelin e lartë të prurjeve dhe uji vëshoi në rrugë dhe lagjet e qytetit.

Situata më problematike u krijua në bulevardin "Gjergj Fishta" dhe blloqet e banimit 11-janari dhe 11.2 hektarë të lagjes "Besëlidhja".Niveli i ujit arriti deri në 30 cm, duke bllokuar hyrjet e disa pallateve si dhe paralizuar lëvizjen e qytetareve dhe automjeteve.

Uji deportoi edhe në disa biznese, por fatmiresisht u tërhoq brenda një kohe të shpejtë dhe nuk shkaktoi dëme.

Përmbytjet janë një situatë e përsëritur në Lezhë kur ka reshje të dendura shiu, pasi kanalizimet nën tokësore nuk e përballojnë nivelin e lartë të prurjeve.Kjo është një probleme e vazhdueshme prej shumë vitesh e cila pritet të marrë zgjidhje me zbatimin e projektit të kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza që pritet të nisë së shpejti, me financim të KFV Gjermane.

Ora 19:07
Reshjet e shiut bllokojnë rrugën Tepelenë- Kurvelesh, Bashkia thirrje shoferëve: Ja rruga alternative që duhet të përdorni

1685034316_gjirokaster.jpg

Reshjet e shumta të orëve të fundit kanë krijuar probleme serioze në infrastrukturën rurale në Tepelenë. Rruga Tepelenë-Njësia Administrative Kurvelesh, është izoluar. Shkak rënia e inerteve nga lartësitë ne afërsi të fshatit Bënçë.

Me këtë rast Bashkia e Tepelenës ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdorin aksin alternativ përmes fshatit Salari për të shkuar në destinacionet malore te Kurveleshit.

Nuk është hera e parë që ndodh bllokimi i këtij aksi si pasojë e rënies së inerteve.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?