Reshje të dendura të dëborës gjatë natës, bllokohet për disa orë qarkullimi i mjeteve në Rrugën e Arbrit! Borëpastrueset bëjnë të mundur hapjen e bypass-it

8 Shkurt 2022, 08:10| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 11:42

  • Share

DIBËR- Reshje të dendura dëbore që kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme qarkun e Dibrës, kanë shkaktuar mbylljen e by pass-it në Murrizë, në Rrugën e Arbrit, i cili është bllokuar për disa orë. Më ndërhyrjen e borëpastruesve është bërë e mundur hapja e by pass-it në Murrizë, ndërsa kalimi i mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Trashësia e dëborës në afërsi të Bypass arrinte deri në 15 cm, duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve.

Nga ana tjetër qarku i Elbasanit që nga pasditja e djeshme e gjatë orëve të mbrëmjes është përfshirë nga reshje shiu e dëbore në lartësi. Fatmirësisht përveç problematikave të vogla të qarkullimit në disa akse, të cilat janë zgjidhur menjëherë situata është nën kontroll.

Ora 10:07
Reshjet e dendura të dëborës, bllokohet furgoni me 15 mësues në Velçan të Pogradecit

Një furgon me 15 mësues ka mbetur i bllokuar në rrugë në Velçan të Pogradecit, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, të cilat kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.  Furgoni me mësues, ka mbetur i bllokuar në rrugë, ndërsa qarkullimi tij ka vijuar pas 30 minutave.

Ora 09:23
Reshje shiu dhe dëbore në Elbasan, zinxhirët në automjete të domosdoshëm për qarkullim

Qarku Elbasan që nga pasditja e djeshme e gjatë orëve të mbrëmjes është përfshirë nga reshje shiu e dëbore në lartësi.

Nga raportimet e strukturave të Emergjencave Civile në bashki rezulton situatë nën kontroll. Akset rrugore janë të hapura. Ka pasur prezencë inertesh në aksin Gramsh-Moglice.  Prezencë dëbore kemi pasur në aksin Elbasan-Gjinar ku në orët e para ka krijuar pak problematika në qarkullim, por tani rruga është e hapur. Lëvizje me zinxhirë kryhet në rrugët e fshatrave  që lishen me Nj.A Labinot Mal bashkia Elbasan dhe ne segmentin Lunik-Klenje të aksit rrugor nacional Librazhd-Sterbleve.

Nuk kemi probleme me prurjet e lumenjve e përrenjve në qark.

Furnizimi me energji elektrike paraqitet pa probleme.

Ora 09:06
Reshje dëbore në qarkun e Korçës, në disa rrugë makinat hasin vështirësi në qarkullim! 10 fshatra pa energji elektrike

Në qarkun e Korçës gjatë natës ka patur reshje dëbore, ndërsa trashësia vijon nga 10-25 cm. Në zona të veçanta reshjet janë shoqëruar me stuhi ere nga drejtimi i veriut, duke krijuar edhe duna dëbore. Vlera minimale e temperaturës ka shkuar deri në -5 gradë.

Akset kombëtare të juglindjes janë të qarkullueshëm normalisht, por në Qafën e Qarrit, Qafë Plloçë dhe Grabovicë qarkullimi është i vështirë për shkak të ngricës.

Kushtëzuar nga sasia e reshjeve, temperaturat, prezenca e erës në disa zona, qarkullimi i mjeteve rekomandohet  me goma dimërore, në orët e paradites.

Ato që paraqesin vështirësi në qarkullim janë rrugët rurale të qarkut të Korçës. Disa fshatra si, Gora, Panariti apo Mokra kanë vështirësi në qarkullim.

Ndëkohë si pasojë e rreshjeve raportohet se kanë mbetur 10 fshatra pa energji elektrike.

Ora 08:43
Prezencë akulli në rrugën Krujë - Qafështamë, disa fshatra në Malësi gjatë natës pa drita

 

Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës në Malësinë e Krujës kanë bërë që në rrugën Krujë - Qafështame të krijohet prezencë akulli.

Dhe pse trashësia e dëborës është e papërfillshme pasi bëhet fjalë për pak centimetra për të përshkuar ketë aks nevojiten zinxhirë pasi ka prezencë akulli

Ndërkohë gjatë natës një pjesë e madhe e qytetit, por edhe disa fshatra të Malësisë kanë qenë pa energji elektrike, por dritat janë rikthyer në mëngjes.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?