Në qarkun e Korçës gjatë natës ka patur reshje dëbore, ndërsa trashësia vijon nga 10-25 cm. Në zona të veçanta reshjet janë shoqëruar me stuhi ere nga drejtimi i veriut, duke krijuar edhe duna dëbore. Vlera minimale e temperaturës ka shkuar deri në -5 gradë.
Akset kombëtare të juglindjes janë të qarkullueshëm normalisht, por në Qafën e Qarrit, Qafë Plloçë dhe Grabovicë qarkullimi është i vështirë për shkak të ngricës.
Kushtëzuar nga sasia e reshjeve, temperaturat, prezenca e erës në disa zona, qarkullimi i mjeteve rekomandohet me goma dimërore, në orët e paradites.
Ato që paraqesin vështirësi në qarkullim janë rrugët rurale të qarkut të Korçës. Disa fshatra si, Gora, Panariti apo Mokra kanë vështirësi në qarkullim.
Ndëkohë si pasojë e rreshjeve raportohet se kanë mbetur 10 fshatra pa energji elektrike.
Lajmi kryesor:
Reshje të dendura të dëborës gjatë natës, bllokohet për disa orë qarkullimi i mjeteve në Rrugën e Arbrit! Borëpastrueset bëjnë të mundur hapjen e bypass-it
M.Q.//ReportTv.al