VIDEO/ Reshje të dendura shiu në Shkodër, krijohen probleme në disa akse rrugore! Përmirësime pas ndërhyrjeve

31 Tetor 2023, 21:50| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 08:51

  • Share

Shkodra është përfshirë nga reshje intensive gjatë pasdites së djeshme. Për më shumë se 2 orë nga ora 18-20, reshjet me intensitet të lartë kanë krijuar probleme në disa akse rrugore të qytetit të Shkodrës. 

Pas rënies së intensitetit të reshjeve, punonjës të ujësjellës kanalizime së bashku me shërbimet publike të bashkisë Shkodër kanë dalë në terren, ku pas zhbllokimit të pusetave dhe lirimit të kanalizimeve, është bërë i mundur normalizimi i situatës. 

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar në rrejetet sociale edhe kryetari bashkisë Shkodër Benet Beci i cili ka garantuar se bashkia është në punë dhe grupet e punës janë në gadishmëri për menaxhimin e plotë të situatës. 

Ndërkohë, moti i keq shkaktoi edhe ndërprerje të energjisë në Lezhë, ku pas ndërhyrjes së punonjësve të OSHEE në terren u bë i mundur riparimi i defekteve dhe rikthimin e energjisë në pjesën më të madhe në zonat ku u krijuan probleme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?