Pamje nga ndeshja

Liga e Kombeve/ Irlanda ‘përmbyt’ kombëtaren shqiptare të femrave nën rebeshin e Shkodrës

31 Tetor 2023, 20:00| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 21:32

  • Share

SHKODËR- Kombëtarja shqiptare e femrave në futboll është mundur 0-1 nga Irlanda e Veriut në stadiumin “Loro Boriçi. Sfida e vlefshme për grupin 1 në Ligën B të Ligës së Kombeve për femra ka zgjatur gjatë, kjo për shkak të rebeshit që pushtoi kryeqendrën e veriut shqiptar.

Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa një shi i rrëmbyer bëri që skuadrat të qëndronin gjatë në dhomat e zhveshjes. Zyrtarët e FIFA-s, në konsultë me arbitren e ndeshjes dhe zyrtarë të dy federatave vendosën që ndeshja të shtyhej me një orë, sa kushtet e motit të përmirësoheshin.

Pas afro një ore gjithccka nisi, me vajzat kuqezi që ishin të pafata duke u ndëshkuar vetëm në minutën e 88 nga O’Sullivan, për të humbur ketë duel.

Në grupin e parë në Ligën B, Kombëtarja e drejtuar nga Armir Grima mban vendin e fundit në grup me një pikë, teksa para vajzave tona janë Irlanda me 12 pikë, Hungaria me 7 dhe Irlanda e Veriut me tre pikë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?