Bayer Munich fitoi 8-1 me Mainzin në Bundesligë. Në këtë duel Harry Kane shënoi tripletë, duke vendour rekord në elitën e futbollit gjerman.
Kjo ishte tripleta e tij e katërt këtë sezon në Bundesligë, duke u bërë i pari futbollist në historinë e saj që e arrinte një shifër të tillë që në edicionin e debutimit.
Anglezi u bë lojtari i parë i cili shënon 2 apo më shumë gola në 8 ndeshje të ndryshme në sezonin e parë në Bundesligë, duke thyer rekordin që ndante me Uve Zeler, Fridhelm Konietzka dhe Toni Polster.
Ai arriti shifrën e 30 golave në sezonin e tij të debutimit, shifër e regjistruar më parë vetëm nga Uve Zeler në edicionin e parë të Bundesligës në edicionin 1963-1964.
Lajmi kryesor:
Bundesliga/ Bayern 'tërmet 8-ballësh', turpëron Mainzin! Synimi i Sylvinhos asist, Gladbach dhe Koln gjashtë gola mes spektaklit! Fiton Dortmundi
S.DH/ReportTv.al