Futbolli elitar në Gjermani nisi javën e 25-të. Kjo e shtunë pa Bayern Munich të shënonte tetë herë në portën e Mainz, me Harry Kane që siguroi tripletën e katërt këtë sezon me fanellën e bavarezëve. Tri pikë edhe për Augsburg, e Leipzig. Në 'Borussia Park', Gladbach dhe Koln barazuan 3-3 mes spektaklit. Tri pikë për Dortmund, që pas fitores 1-2 kundër Bremen me golat e Malen dhe Sancho mban ende vendin e katërt.
Në "Allianz Arena", Bayern Munich fitoi 8-1 me Mainz. Vendasit e Tuchel "shkërmoqën" miqtë duke shënuar tre gola që në pjesën e parë me dopietën e Kane dhe Goretzka. Mainz shkurtoi me Amirin, pas asistit të Brajan Grudës, sulmuesit shqiptar që kërkohet nga Kombëtarja. Në pjesën e dytë Muller, Musiala, Goretzka dhe Kane (për tripletë) dërguan shifrat në 8-1.
Bundesliga, java e 25-të:
E shtunë, 9 mars 2024 - 15:30
Augsburg 1-0 Heidenheim
MGladbach 3-3 Koln
Bayern Munich 8-1 Mainz
RB Leipzig 2-0 Darmstadt
18:30 Uerder Bremen 1-2 Dortmund
E dielë, 10 mars 2024:
15:30 Bochum - Freiburg
17:30 Frankfurt - Hoffenheim
19:30 Leverkusen - Uolfsburg
Renditja:
Bayer Munich fitoi 8-1 me Mainzin në Bundesligë. Në këtë duel Harry Kane shënoi tripletë, duke vendour rekord në elitën e futbollit gjerman.
Kjo ishte tripleta e tij e katërt këtë sezon në Bundesligë, duke u bërë i pari futbollist në historinë e saj që e arrinte një shifër të tillë që në edicionin e debutimit.
Anglezi u bë lojtari i parë i cili shënon 2 apo më shumë gola në 8 ndeshje të ndryshme në sezonin e parë në Bundesligë, duke thyer rekordin që ndante me Uve Zeler, Fridhelm Konietzka dhe Toni Polster.
Ai arriti shifrën e 30 golave në sezonin e tij të debutimit, shifër e regjistruar më parë vetëm nga Uve Zeler në edicionin e parë të Bundesligës në edicionin 1963-1964.