Cristiano Ronaldo

Rekord në moshën 38-vjeçare, Cristiano Ronaldo golashënuesi më i mirë në vitin 2023! Luan 1000 ndeshje me klubet

27 Dhjetor 2023, 10:13| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 10:14

  • Share

Në vitin 2023, Cristiano Ronaldo ka kaluar edhe arritjet e Harry Kane dhe Kylian Mbappe. Portugezi shënoi edhe dy gola të tjerë dje me Al Nassr dhe tashmë është e qartë se do ta mbyllë vitin 2023 si sulmuesi më efektiv në botë.

Sulmuesi i Al Nassr ka shënuar tashmë 53 gola, më shumë se kushdo tjetër. Sulmuesit ndoshta më të mirë në futbollin evropian, Kylian Mbappe dhe Harry Kane shënuan 52 gola këtë vit.

Cristiano Ronaldo ka shënuar 872 gola në karrierën e tij, teksa dje në fitoren 2-5 të Al Nassr kundër Al Ittihad zhvilloi ndeshjen e 1000 me klube. Sporting, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe Al Nassr, këto kanë qenë klubet e CR7.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?