Ronaldo dhe Benzema

GOLAT/ Dopieta nga Ronaldo dhe Mane, Al Nassr fiton 2-5 kundër skuadrës së Benzema

27 Dhjetor 2023, 09:43| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 09:45

  • Share

Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane kanë udhëhequr Al Nassr drejt fitores së tretë radhazi në elitën e futbollit në Arabinë Saudite. Për raundin e 17-të, Al Nassr fitoi 2-5 në transfertë kundër Al Ittihad, ekipit ku bën pjesë Karim Benzema, Kante apo edhe Fabinho.

Të parët në epërsi kaluan vendasit e Al Ittihad me Hamdallah në minutën e 14-të, teksa brenda pjesës së parë Ronaldo me penallti dhe Talisca përmbysën ndeshjen. Në fraksionin e dytë sërish Hamdallah barazoi gjithçka në 2-2. Ronaldo sërish nga penalltia dhe dopieta e Mane e dërgoi rezultatin në 2-5.

Me 43 pikë, Al Nassr mban vendin e dytë, shtatë pikë më pak se Al Hilal që kryeson. Al Ittihad mbetet në kuotën e 28 pikëve për vendin e gjashtë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?