Spitali Infektiv

COVID-19/ Regjistrohen 4 viktima dhe 231 raste të reja në 24 orë! 391 qytetarë në vend shërohen nga koronavirusi

23 Shkurt 2022, 17:44| Përditesimi: 23 Shkurt 2022, 18:14

  • Share

TIRANË- Si rezultat i 2110 testime, në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 213 qytetarë të infektuar me COVID-19. Ndërkohë, 4 qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me koronavirusin. Konkretisht 1 qytetare nga Lushnja 64 vjeçe, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 83-90 vjeç, 1 qytetar nga Kavaja 86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se infeksionet e reja janë regjistruar në këto bashki:

75 qytetarë në Tiranë, 20 në Sarandë, 14 në Fier, 13 në Vlorë, 10 në Berat, nga 7 qytetarë në Durrës, Shkodër, 5 në Peqin, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Kuçovë, Delvinë, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Mirditë, Rrogozhinë, Memaliaj, Pogradec, Elbasan, Librazhd, nga 2 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Devoll, Maliq, Përmet, Lushnje, Kamëz, Krujë, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Shijak, Patos, Himarë, Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 391 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263.909 që nga fillimi i pandemisë. Në të gjithë vendin janë 3581 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 70 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Kujtojmë që Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot të ulë karantinën për të infektuarit me COVID-19 ku nga 7 ditë që ishte të shkojë në 5 ditë. 

Statistika (23 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          213

Të shëruar në 24 orë        391

Të shtruar në spitale          70

Humbje jete në 24 orë         4

Testime ditore                2110

 

Testime totale                1,734,743

Raste pozitive                 270,947

Raste të shëruara             263,909

Raste Aktive                        3581

Humbje jete                         3,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1063

Fier                   553

Elbasan             397

Vlorë                373

Berat                258

Lezhë               250

Durrës              165

Kukës               160

Shkodër           132

Gjirokastër      127

Korçë               82

Dibër                 21

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?