Komiteti Teknik e Ekspertëve

COVID-19, ulet në 5 ditë karantina, rekomandohet doza e tretë e vaksinës 5 muaj pasi është bërë e dyta

23 Shkurt 2022, 10:21| Përditesimi: 23 Shkurt 2022, 16:00

  • Share

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të ulë karantinën për të infektuarit me COVID-19 ku nga 7 ditë që ishte të shkojë në 5 ditë. Gjithashtu doza e tretë përforcuese e vaksinës anti-Covid mundtë bëhet pas 5 muajsh pas kryerjes së dozës së dytë dhe jo 6 nga sa ishte më herët.

Lajmi u dha nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shtoi se në lidhje me lehtësimin e masave anti-COVID do të varet nga dinamika e situatës në vijim ku pritet të ketë një ndryshim të tyre në fillim të muajit mars.

"Ekspertët e Komitetit Teknik rekomanduan për vlerësim nga Komiteti i Vaksinimit, reduktimin e periudhës së vaksinimit me dozën e tretë përforcuese, nga 6 muaj që është aktualisht, në 5 muaj pas dozës së dytë. Komiteti vendosi të reduktojë kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 në 5 ditë, sipas Udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik.

Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit me dozën përforcuese, rritjen e mbulesës vaksinale për popullatën si dhe duke vlerësuar në dinamikë incidencën e rasteve të reja ditore dhe situatën në spitale, ekspertët e Komitetit Teknik do të ri-vlerësojnë në vijim masat anticovid.", shkruan Manastirliu.

Masat anti-COVID që janë në fuqi:

-​Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00. 

-​Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:

•​Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.

•​Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.

•​Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

•​Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.

•​Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 5 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

-​Vijon të mbetet në fuqi urdhri  për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

-​Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ooo: 23/02/2022 15:01

    Ora policore ende? Ca shtet nul mor, o ekspertet e qoftes pershtatuni realitetit o te mjerr!

    Përgjigju
  • Tana: 23/02/2022 13:11

    Mundet ne kete pike dikush te jape nje arsye logjike per ekzistencen dhe vazhdimin e ores policore? Apo: "Nuk ka asgje me permanente se nje program i perkohshem qeveritar" - Milton Friedman

    Përgjigju
  • Anita: 23/02/2022 11:17

    Perse nuk sqarojne se kur behet dozae trete mbasi ke kalua kovidin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?