Feta Fetai dhe Alban Bushi

Refuzoi Kroacinë dhe RMV, kush është 'Modrici i ri' që u bashkua me kombëtaren shqiptare

12 Mars, 20:59| Përditesimi: 12 Mars, 21:22

  • Share

"Gjaku s'bëhet ujë", kjo është shprehja që i përshtatet më së mirë Feta Fetait, mesfushorit 18-vjeçar të Lokomotivës së Zagrebit që së fundi zgjodhi të bashkohej me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë.

I lindur në Shkup, djaloshi ka luajtur me moshat U-18 dhe U-19 të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në garë për shërbimet e tij ishte edhe Kroacia. I cilësuar si "Modric i ri" për ngjashmërinë në mesin e fushës dhe në pamje, Fetai është pritur me interes edhe nga trajneri Alban Bushi, i cili ka thënë se e ka ndjekur prej kohësh.

"Fetai është një lojtar me shumë potencial, lojtar i rrallë për pozicionin ku luan dhe lëvizjet që bën në fushë. Mendoj që do të jetë lojtari kyç në mesin e fushës për të gjithë sezonin. Që kur e kam parë videon e parë, më la përshtypje shumë të mira, i ngjan shumë Modriçit edhe për lëvizjet që ai bën në fushë.

Vrapon shumë në fushë, është shumë luftarak, sakrifikues dhe besoj se do të bëjë shumë mirë si për ekipin Shpresa, por do jetë një potencial i madh edhe për ekipin A. Të njëjtat fjalë mund të them edhe për Elion Jasharin", tha trajneri i Shpresave, Bushi.

I dalë nga moshat e Rabotnickit, Fetai luajti me ekipin e parë në disa takime para se verën e 2023 të spikatej nga Lokomotiva e Zagrebit dhe të kalonte në një ekip që iu jep besim të rinjve.

Duket se Kombëtarja tanimë ka në përbërje një emër që në të ardhmen mund t'i shërbejë edhe ekipit të parë për cilësitë që zotëron në mendje dhe këmbë.

Lista e U-21

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 13/03/2024 16:27

    Fetai është burr i vërtet burr i rall që e do Shqiprin me zemër. Hallall gjiri nēnës. Ky është Shqiptar i vërtet të mari rinia shëmbull e mos ta lën mëmëdheun e tyre Shqiprin në hall. Po ta duan Shqiprin e bukur halle madhe.

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 13/03/2024 16:05

    Po çfar rëndësie ka që refuzoi Kroacin. Rëndësi ka që çfar të ardhme ka. A ka talent e di ktë talent ta vëri në jet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?