Kombëtarja U-21 publikon listën, trajneri Alban Bushi: Në tokën tonë s'falim, nëse mposhtim Finlandën shkojmë në Europian

12 Mars, 13:50| Përditesimi: 12 Mars, 19:11

  • Share

23 futbollistë, duke përfshirë dy debutues si mesfushorët Feta Fetai dhe Elion Jashari, ka grumbulluar Alban Bushi nën drejtimin e kombëtares shpresa për dy ndeshjet kualifikuese të Europianit kundër Finlandës fillimisht me 22 mars dhe Zvicrës me 25 mars. Të dy këto ndeshje do luhen në “Air Albania”.

“Mendoj që Finlanda është ekipi që luan më bukur futboll, pavarësisht se ndodhet pas nesh. Për mua luan më mirë se Zvicra dhe Rumania. Kjo është ndeshja jonë e jetës, ndeshja jonë e ëndrrave, që ne të shkojmë në Europian. Duhet ta fitojmë patjetër këtë ndeshje. Ne e respektojmë shumë ekipin e Finlandës, është një ekip shumë i mirë. Por ne në tokën tonë jemi shumë të fortë. Toka jonë na jep energji pozitive. Nuk diskutohet që do të japim maksimumin, do të sakrifikojmë shumë. Më vjen mirë që ndeshja do të luhet në stadiumin “Air Albania”, mendoj që do të ketë shumë tifozë, është organizuar shumë mirë edhe nga FSHF. Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Nëse fitojmë këtë ndeshje, është një shans shumë i madh për të zënë vendin e dytë ose të parë në grup,”-u shpreh Alban Bushi, trajner i kombëtares U-21.

Pas 5 ndeshjesh në grupin E kombëtarja U-21 renditet e treta me 9 pikë, 1 më pak se Rumania e vendit të dytë dhe dy më pak se Zvicra kryesuese.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?