Reforma Zgjedhore, PD vendos vijën e kuqe! Alibeaj: Jo sistemit prim! Nuk ka shans të pranohet

14 Shkurt, 15:08| Përditesimi: 14 Shkurt, 15:14

  • Share

Tirane- Për herë të parë pas shumë kohësh diskutimet në komisionin e reformës zgjedhore duket se iu rikthyen normalitetit, këtë herë duke dëgjuar propozimet e partive politike, në një mbledhje që u mbajt online.

Enkejeld Alibeaj, si bashkëdrejtues i komisionit dhe përfaqësues i partisë Demokratike vuri që në fillim vijiën e kuqe. Konsensus dhe negociata, nuk do të ketë për një pikë, “Sistemin e primit”. Ky sistem parashikon bonus në mandate për partinë e cila ka fituar shumicën.

"Nuk ka shans të pranohet primi, siç është në sistemet e tjera. sot është e udhës që shqiptarët të qeverisen nga ato forca politike për aq sa mandate dhe mbështetje i japin. Nëse doni të dini për mua, është mirë  sistemi me koalicione sepse koalicionet kanë një mundësi të mirë që ti bien ndesh autokracisë së njëshit të partisë  që merr gjithçka" tha Alibeaj.

Ndërsa Dashamir Shehi, Kreu i LZHK-së u ofrua me 4 propozime konkrete. Ai artikuloi nevojën për një ndryshim të sistemit, me integrimin e votës së emigrantëve, votimit elektronik dhe listat e hapura.

"Këto ishin propozimet më të shpeshta që u artikuluarn edhe nga përfaqësues të tjerë të partive politike, listat e hapura, sistemi me një zonë zgjedhore dhe mundësimi i votës së emigrantëve. Kreu I Partisë Republikane Fatmir Mediu, Agron Duka i partisë Agrare Ambientaliste dhe kryetari i Partisë Bashkimi Për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule nuk morën pjesë në mbledhjen e komisionit"

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?