'Elektronikisht po lëvizin miliona, vota qenka e dyshimtë?!' Shehi propozon: Votim elektronik, të lejohen emigrantët! Ia vlen të harxhohen ca para për demokracinë

14 Shkurt, 12:20| Përditesimi: 14 Shkurt, 12:30

  • Share

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore zhvilloi sot punimet online ndërsa në rend të ditës ishin dëgjesat me krerët e partive politike në vend.

Dashamir Shehi, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, paraqiti katër kërkesa.

Nuk kam entuziazëm se ju si komision do i hyni kaq thellë.
1- Qytetarët shqiptarë duhet që të kenë një të drejtë proporcionale. Ne jemi për proporcional kombëtar, do i jepte sens zgjedhjeve. Do bënte ndryshim rrënjësor. Të bëhen për 3 - 4 zona elektorake që të mos ketë nevojë për ndryshime kushtetuese. Ligji të punojë kudo edhe për qarqe të vogla. 

2- Listat të hapen deri në fund, e të hiqet herësi.

3- Votimi të bëhet elektronikë. Po u bë në Tiranë e në 2- 3 qytete të mëdhaja, në zgjedhjet e tjera do të bëhet në të gjithë Shqipërinë. Por duhet të ketë kurajo ta bëjmë, përtej Kostos. Këtu ka shkuar para publike sat ë duash. Ia vlen për demokracinë të harxhohen ca para. Nëse duhet një kontroll më I madh, mjafton që 2- 3% e votave të numërohen edhe në mënyrë fizike që të certifikohet dhe ai elektronik. Të bëhet votimi me elektronikë që të hiqet një herë dorë nga zullumnaja e komisionerëve që përkundër kësaj duan punë a shpërblim.   Ne po flasim për modernizim, të administratës publike, po luajnë miliona me elektronikën, e kur vjen puna për votën qenka e dyshimtë. Më duket justifikim koti. Jam për votim elektronik.

4- Jam për të votuar emigrantët.

Sistemi duhet të ketë kurajon të hyjë në këtë rrugë. Unë them se mund të votohet me postë, postë elektronike, por dhe me postë me letër. Pse ne nuk paskemi kurajo. Të bëhet një komision qëndror që ti çertifikojë. Herën parë do të votojnë 70 mijë, por herën e dytë do të votojnë më shumë. Tia japim mundësinë shqiptarëve, sepse emigrancioni është një dallgë që nuk ndalon.  Nuk them se do të jetë perfekt herën e parë por më pas do të përmirësohet.

Lajmi ne perditesim... 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?