Reagon Veliaj pas gafës së PD me shtëpitë e reja: Basha në situatë dramatike, por aspak serioze

5 Janar 2021, 15:51| Përditesimi: 5 Janar 2021, 15:55

  • Share

1608891283_VELIAJ22.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ironizuar Partinë Demokratike dhe kreun e saj Lulzim Basha, pas bllofit të radhës së Ina Zhupës. Veliaj e quan dramatike situatën brenda Partisë Demokratike përderisa kjo forcë politike për të disatën herë radhazi arrin në nivelin e shpifjeve të tilla publike, por megjithatë fton qytetarët të mos e marrin seriozisht, pasi as vetë kreu i saj Lulzim Basha nuk e ka marrë ende seriozisht partinë që drejton.

“Situata me tërmetin serioze, por aspak dramatike. Situata me PD është dramatike, por aspak serioze. Tjetër Lul Ali Aga, tjetër Lul Shaban Aga, e tjetër Lul Gjum Aga,” shprehet Veliaj.

Bashkia e Tiranës përgënjeshtroi sot deklaratën e përfaqësueses së PD, Ina Zhupa, e cila pretendonte se shtetasi Lulzim Ali Aga nga Vishnja e Vaqarrit ka përfituar nga Programi i Rindërtimit, ndërkohë që zotëron 4 prona të tjera dhe duhet të përjashtohej si përfitues, por nga dokumentet e publikuara nga Bashkia e Tiranës, rezulton se PD ka ngatërruar person dhe shtëpia në të vërtetë i është ndërtuar Luli Shaban Agës.


Lajmi kryesor:

PD denoncon: Procesi i rindërtimit nga tërmeti, selektiv! Po shpërblehen militantët e partisë! Veliaj: Basha në situatë dramatike, por aspak serioze


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?