Ina Zhupa

PD denoncon: Procesi i rindërtimit nga tërmeti, selektiv! Po shpërblehen militantët e partisë! Veliaj: Basha në situatë dramatike, por aspak serioze

5 Janar 2021, 12:00| Përditesimi: 5 Janar 2021, 15:53

  • Share

Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Ina Zhupa e cila ditën e sotme në rrjetin social Facebook, ka denoncuar procesin e rindërtimit, më shumë se 1 vit nga tërmeti, ku sipas saj është kthyer në një proces abuziv dhe selektiv duke shpërblyer në mënyrë të paligjshme militantët e partisë në pushtet.

Ajo vijon duk thënë se ligji e ndalon që bashkia të paguajë për rindërtimin e banesave të atyre që kanë më shumë se një pronë, por Erion Veliaj e ka shkelur këtë ligj për interesa personal partiakë.

“Kur mijëra njerëz jetojnë ende në çadra apo në pasigurinë e qerasë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, po i rindërton Lulzim Agës një godinë njëkatëshe, në mënyrë të paligjshme. Pak javë më parë, vetë Erion Veliaj ishte këtu për të inauguruar nisjen e rindërtimit. E ka bërë këtë, edhe pse e di se ligji ia ndalon këtë, kur një person i dëmtuar ka më shumë se 1 banesë në pronësi.”, tha Ina Zhupa gjatë deklaratës së saj.

 

Ora 15:51
Reagon Veliaj pas gafës së PD me shtëpitë e reja: Basha në situatë dramatike, por aspak serioze

1608891283_VELIAJ22.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ironizuar Partinë Demokratike dhe kreun e saj Lulzim Basha, pas bllofit të radhës së Ina Zhupës. Veliaj e quan dramatike situatën brenda Partisë Demokratike përderisa kjo forcë politike për të disatën herë radhazi arrin në nivelin e shpifjeve të tilla publike, por megjithatë fton qytetarët të mos e marrin seriozisht, pasi as vetë kreu i saj Lulzim Basha nuk e ka marrë ende seriozisht partinë që drejton.

“Situata me tërmetin serioze, por aspak dramatike. Situata me PD është dramatike, por aspak serioze. Tjetër Lul Ali Aga, tjetër Lul Shaban Aga, e tjetër Lul Gjum Aga,” shprehet Veliaj.

Bashkia e Tiranës përgënjeshtroi sot deklaratën e përfaqësueses së PD, Ina Zhupa, e cila pretendonte se shtetasi Lulzim Ali Aga nga Vishnja e Vaqarrit ka përfituar nga Programi i Rindërtimit, ndërkohë që zotëron 4 prona të tjera dhe duhet të përjashtohej si përfitues, por nga dokumentet e publikuara nga Bashkia e Tiranës, rezulton se PD ka ngatërruar person dhe shtëpia në të vërtetë i është ndërtuar Luli Shaban Agës.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?