Rama mbledh grupin e PS-së: Deputetët të zbresin në terren! Balla: Do dialogojmë me opozitën për amnistinë fiskale, ta miratojmë këtë sesion parlamentar

16 Janar 2023, 10:06| Përditesimi: 16 Janar 2023, 15:04

  • Share

TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama mblodhi ditën e sotme grupin e Partisë Socialiste ku në fokus të takimit ka qenë prezenca e deputetëve në terren, të cilëve u ka kërkuar që të zbresin dhe të jenë më shumë aktivë në takimet me qytetarët. Kjo porosi vjen pak kohë para zgjedhjeve vendore, ndërsa kreu i grupit Taulant Balla tha se kanë synim që të vazhdojnë të drejtojnë sërish çdo bashki të vendit, prandaj duhet më shumë angazhim nga ana e deputetëve.

Kreu i qeverisë ka pasur kritika për deputetët dhe ministrave edhe sa i takon aktivizimit në jetën parlamentare. I pranishëm në mbledhje ishte deputeti Agron Çela, i cili u prezantua sot nga Rama përballë socialistëve, teksa iu bashkua atyre duke lënë Partinë e Lirisë.

" U është kërkuar një prezence më e shtuar në territor dhe natyrshëm kryetari i partisë ka pasur një sërë kërkesash që i bëjnë mirë anëtarëve të PS-së", tha Balla.

Ky takim i tyre vjen ndërsa ditën e sotme do të nisë edhe sesioni i ri parlamentar, ku diskutime brenda në grupit morën edhe nismat e PS-së, nga amnistia fiskale, tek pasaportat e arta. Në daljen për mediat, Balla tha se do të ulen të dialogojnë me opoiztën sa i takon amnistisë fiskale, duke e theksuar si një ligj që i bën mirë vendit dhe do punojnë për ta miratuar këtë sesion parlamentar.

“Duhet që dialogu politik konstruktiv mes mazhorancës dhe opozitës, nuk duhet parë si tradhti e njërës palë dhe palës tjetër që dialogun, negocion”, vijoi Balla.

Ndalur në debatin për Avokatin e Popullit, Balla u shpreh se opozita tregoi që nuk është serioze dhe bojkotoi seancën ndonëse Ledio Braho ishte kandidatura e tyre. Balla tha se vendi ynë ka nevojë për një Avokat Populli jo avokat partie, duke ironizuar propozimit të PD-së të Alibeaj. Sa i takon kthimit të ligjit për dekoratat nga ana e presidentit Bajram Begaj, Balla tha se do ta shqyrtojnë dekretin e Presidentit dhe do të marrin parasysh çdo rekomandim nga ana e tij.

Socialistët e shohin të nevojshëm edhe një reformim të Kuvendit të Shqipërisë.

"Duhet të ulim numrin e anëtarëve të komisioneve duke rritur kështu numrin e komsioneve.  Ligji për komisionet hetimore parlamentare është aq i vjetër sa edhe rregulloja e Kuvendit të Shqipërisë bie ndesh me të", vijoi Balla.

Në mbledhje u diskutuan edhe objektivat me strukturat vendore për 14 majin, si edhe qëndrimi i socialistëve në raport me opozitën. 

Ora 11:56
Amnistia fiskale, Balla: Do dialogojmë me opozitën, ligj që i bën mirë vendit

Kreu i grupit Parlementar në Partinë Socialiste Taulant Balla u shpreh se do të diskutojnë me opozitën në lidhje me miratimin e Amnistisë Fiskale. Sipas Ballës kjo gjë i bën mirë vendit.

Kuvendi i ka votat për të votuar në çdo lloj ligji. Ligji për amnistinë fiskale i bën mirë  ekonomisë së vendit. Do të dialogojmë me opozitën për amistinë fiskale siç do dialogojmë për  Avokatin e Popullit. Ka disa afate ligji për amnistinë nga data e depoztimit, e rëndësishme është që është pjesë e këtij sesioni dhe do të miratohet në këtë sesion parlamentar. Duhet që dialogu politik konstruktiv mes mazhorancës dhe opozitës, nuk duhet parë si tradhti e njërës palë dhe palës tjetër që dialogon negocion imponohet tek mazhoranca për çështjet e  integrimit të BE. Duke e konsideruar vitin 2023 si vitin e parë të plotë të përgatitjes dhe fillimit të bisedimeve për negocimin e marrëveshjes na duhet të kuptojmë që edhe opozita ka rolin e vet të rëndësishëm. Duhet tu them se janë bërë ndryshime të rëndësishme qoftë në rolin që luan komisionin për Çështje Evropianë, e gjithë filtrimit të legjislacionit që lidhet me çdo politikë të BE-së.’- u shpreh Balla

Balla po ashtu nënvizoi se Kuvendi ka nevojë për një Reformë të Thellë.

‘Ku vendi i Shqipërisë ka nevojë për një reformë të thellë. Është e pamundur që procesi i punës të realizohet me 8 komisioni. Është e pamundur të zhvillohet një mbledhje komisioni me 20 anëtarë duhet ët ulim numrin e anëtareve në komisione. Ligji për komisionin parlamentare është i vjetër sa që edhe rregullorja bie ndesh me to.’- u shpreh Balla.

Ora 11:52
Debati për Avokatin e Popullit, Balla: Tregoi që opozita s’është serioze! S’na duhet jurist partie

Fundi i kapitullit politik i vitit 2022, u mbyll me një debat në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit mes mazhorancës dhe opozitës.

Teksa pritet që kjo çështje të flitet edhe në seancën e sotme plenare të Kuvendit, i pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar, Taulant Balla është shprehur se fakti që opozita nuk i qëndroi propozimit të tyre, tregon që s’është serioze. Balla është shprehur se vendi ynë ka nevojë për një Avokat Populli jo avokat partie, duke ironizuar propozimit të PD-së të Alibeaj.

“Propozimi nuk mund të jetë ekskluzivist. Fakti që opozita nuk mbështeti kandidaturat që i paraqiti vetë, tregon që nuk respekton kandidatët që sjell vetë. Mënyra më e mirë do ishte kur opozita propozon një numër, 4 ne zgjedhim 2, dhe ne biem dakord për ata të dy. Por, fakti që opozita u soll në mënyrë të papërgjegjshme, bojkotoi procesin e votimit të kandidatit të propozuar nga ata, na bëjnë të kuptojmë që opozita s’është serioze. Pra, mendoj që procesi i shpalljes së interesit do jetë një proces i hapur dhe i pandikuar.

Na duhet një Avokat Populli jo avokat partie, atëherë ne shkojmë në dialog me opozitën. I kanë votat këta? Nuk i kanë, se duhen dhe votat e mazhorancës.”- tha Balla

Ora 11:47
Begaj ktheu ligjin për dekoratat, Balla: Ky është Presidenti normal, po shqyrtojmë dekretin

Kreu i PS-së, Taulant Balla ka komentuar kthimin e ligjit për dekoratat nga ana e presidentit Bajram Begaj. Pas mbledhjes së grupit të PS-së, Balla tha se do ta shqyrtojnë dekretin e Presidentit dhe do të marrin parasysh çdo rekomandim nga ana e tij.

“Dekreti i presidentit do të shqyrtohet me vëmendje dhe natyrshëm që do të konsultohemi me presidencën, mbi ato konstatime dhe për të adresuar sa të kemi mundësi një pjesë të rekomandimeve. Ky është presidenti normal, që sjell rekomandime, është në të mirën e parimeve check and balance mirë është që t’i shqyrtojmë. I kam kërkuar Bushkës të fillojmë konsultimet me presidencës dhe nëse do gjejmë çështje që duhen adresuar, pranohet dekreti dhe bëhen ndryshimet në ligj”, tha Balla.

Ora 11:43
Pas mbledhjes së grupit, Balla zbulon porosinë për deputetët: Zbrisni në terren dhe takoni qytetarët

Kreu u grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla tha se gjatë mbledhjes së grupit të sotëm u është kërkuar deputetëve që të dalin në terren dhe të zhvillojnë takime me qytetarët.

‘Lidhur me performancën e secilit prej deputeteve të Kuvendit qoftë në kuadër të punë parlamentare qoftë edhe për prezencën deputetëve në territor. Është një rol ndërlidhës me komunitetit dhe vendimmarrjes. U është kërkuar një prezence më e shtuar në territor dhe natyrshëm kryetari i partisë ka pasur një sërë kërkesash që i bëjnë mirë anëtarëve të PS-së. Në 2023 do zhvillohen zgjedhjet vendore dhe PS synon të vazhdoj të drejtojë në çdo bashki të vendit, por fakti është që PS ka vetëm një aleat që janë njerëzit e thjeshtë të vendit dhe forcimi i kësaj aleance është jetik për në kjo seance lidhet me një lloj vlerësimi nominal për çdo deputet pastaj edhe me element të tjerë të respektimit ët vendimeve politike me votën në seancë plenare. Kemi diskutuar edhe për çështje të tjera që lidhen me mbështetjen në Kuvendin e Shqipërisë të një nisme të fuqishme që është amnistia fiskale apo edhe lidhë të tjera të rëndësishme.

Ora 11:35
Mbledhja e grupit të PS-së, kush është ministrja që mori merita nga Rama

1673292916_637b7a342e8e5thumbsbcdcf53f0a949fb523b9221afa10da7e05.jpg

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka marrë meritat e kryeministrit Edi Rama për performancën e saj në Kuvend.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/01/2023 03:20

    Amnistia fiskale eshte nje akt deshperimi nga ana e shtetit,po /mballosim/ anijen qe ka marre uje.As ju qe komentoni kunder,as Evropa qe ka dale kunder,nuk na i dine hallet e verteta qe kemi!

    Përgjigju
  • Arbërori: 16/01/2023 17:05

    Amnesti fiskale për të pastruar miliarda euro të vjedhura që i kan futur nën dhe, ky ështé kryeministri tradhtar me emrin Edvin shkjau shqipfolës

    Përgjigju
  • Realisti: 16/01/2023 17:00

    Amnistine fiskale te hajduteve qe i fshehin neper tuba aspiratoresh o kryehajdut. A po ju skeni as cipe e as nder vetem te pastroni leket e vjedhura doni. Ju vrafte zoti ishalla dhe mos i gezofshi ato qe vidhni nga djersa e popullit.

    Përgjigju
  • Or tej: 16/01/2023 16:06

    Sa me shpejt amnistine se po pastrojme shtepite vete or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Emigrant: 16/01/2023 15:37

    Filloni merrjuani kartat ID administrates bejuni presion per voten si jeni mesuar te beni ne cdo zgjedhje. Plehra njerez qe shpopulluat Shqiperine, nje mut jeni PS PD LSI & Co..

    Përgjigju
  • like: 16/01/2023 14:02

    Ishalla arrini ndonje gje me ata te opozites sepse gjithmon ata kane per te dal kunder

    Përgjigju
  • Eri: 16/01/2023 13:57

    Mosbej amnisti se na vune vizat...mos lini nam...boll kemi vuajtur per te levizur te lire....mos beni lufte me BE

    Përgjigju
  • Meri: 16/01/2023 12:58

    Amnistia fiscale i bën mirë hajdutve të administratës shtetërore (shembulli i ditëve të fundit i zonjës Klosi).

    Përgjigju
  • iliri: 16/01/2023 12:27

    respekt per ju jo per ata legenat e pd

    Përgjigju
  • rik: 16/01/2023 12:08

    sja lepin me xhacka dhe iku nga lista

    Përgjigju
  • tosi: 16/01/2023 12:00

    shume mire ka bere ndeli populli te degjoj brockullat e saliut me shok

    Përgjigju
  • titi: 16/01/2023 11:59

    spiropali gjithmon ka pwrformanc te mir ne punen e saj

    Përgjigju
  • mico: 16/01/2023 11:10

    Ja paska bere gati letrat Xhackes ky gjatoshi. Do kete marre vesh per ndonje hetim e po e heq pa ze.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?