Debati për Avokatin e Popullit, Balla: Tregoi që opozita s’është serioze! S’na duhet jurist partie

16 Janar 2023, 11:52| Përditesimi: 16 Janar 2023, 12:17

  • Share

Fundi i kapitullit politik i vitit 2022, u mbyll me një debat në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit mes mazhorancës dhe opozitës.

Teksa pritet që kjo çështje të flitet edhe në seancën e sotme plenare të Kuvendit, i pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar, Taulant Balla është shprehur se fakti që opozita nuk i qëndroi propozimit të tyre, tregon që s’është serioze. Balla është shprehur se vendi ynë ka nevojë për një Avokat Populli jo avokat partie, duke ironizuar propozimit të PD-së të Alibeaj.

“Propozimi nuk mund të jetë ekskluzivist. Fakti që opozita nuk mbështeti kandidaturat që i paraqiti vetë, tregon që nuk respekton kandidatët që sjell vetë. Mënyra më e mirë do ishte kur opozita propozon një numër, 4 ne zgjedhim 2, dhe ne biem dakord për ata të dy. Por, fakti që opozita u soll në mënyrë të papërgjegjshme, bojkotoi procesin e votimit të kandidatit të propozuar nga ata, na bëjnë të kuptojmë që opozita s’është serioze. Pra, mendoj që procesi i shpalljes së interesit do jetë një proces i hapur dhe i pandikuar.

Na duhet një Avokat Populli jo avokat partie, atëherë ne shkojmë në dialog me opozitën. I kanë votat këta? Nuk i kanë, se duhen dhe votat e mazhorancës.”- tha Balla


Lajmi kryesor:

Rama mbledh grupin e PS-së: Deputetët të zbresin në terren! Balla: Do dialogojmë me opozitën për amnistinë fiskale, ta miratojmë këtë sesion parlamentar


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?