Rama dhe Veliaj me qytetarët në Tiranë: Në mars fillon riparimi i pallateve të dëmtuara! Ata që hyjnë në lagjet e reja do të ndjehen shumë mirë

13 Shkurt 2021, 11:00| Përditesimi: 13 Shkurt 2021, 12:47

  • Share

1613208249_rama2.jpg

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë së Tiranë Eron Veliaj po zhvillojnë një bashkëbisedim me qytetarët e kryeqytetit.

I pyetur për sa i përket rikonstruktimit të pallateve që janë dëmtuar nga tërmetet e 2019-ës, kryebashkiaku Veliaj tha se duke filluar nga muaji mars, Bashkia Tiranë dhe Qeveria do të financojnë 100% për rregullimin e tyre. 

'Është një fond që i shkonte pallateve dhe qindra pallate e kanë përdorur këtë fond, por ne kishim vënë një kusht: 50 me 50. Nëse do të bëhej një veshje me kapotë, do vihej një ashensor i ri, do viheshin panele diellore, do bëhej një izolim i tarracës së pallateve të vjetra, bashkia i jepte gjysmën e parave, jo për çështje financiare, por sepse banorët e mbronin dhe kujdeseshin më shumë. Tani në vend që ta bëjmë 50 me 50, do e bëjmë 100 % financimin. Në mars, do të fillojmë “a block”, të gjitha pallatet me riparime 100 % të Bashkisë së Tiranës, edhe me fondin e qeverisë sigurisht”, u shpreh Veliaj. 

Për lagjet e reja që po ndërtohen te “5 Maji” dhe në Kombinat, Veliaj dhe kryeministri Rama theksuan se kush do jetojë aty do të jetë shumë më mirë se ç’ishte më parë. 

“Vetëm ideja e lagjes së re, emri i madh, infrastruktura, cilësia e ndërtimit, i rrit vlerën pronës. Kush do të shkojë në lagjet e reja, realisht i ka rënë bingo, sepse do të vlejë ajo pronë”, theksoi Veliaj.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë tha se banesat e reja do të jenë shumë më të mira se në banesat aktuale, ku qytetarët jetojnë.

”Unë besoj që është e natyrshme që secili të ketë atë ngurrimin që nga një shtëpi që e ka jetuar në një pallat, për shumë vite dhe është mësuar me atë destinacion, me atë komunitet të s’postohet në një shtëpi tjetër ku ndërtohet një lagje krejt e re. Të gjithë ata që do të hyjnë në lagjet e reja, do të ndjehen shumë më mirë. Në një kuptim, fatkeqësia do të kthehet në mundësi më të madhe për të pasur kushte shumë më të mira, jo vetëm sa i përket apartamenteve por gjithë zonës, lagjes, mjedisit përreth.

Lagjet e reja që ndërtohet tërësisht nga e para, na japin mundësinë që qysh në projekt e themele të planifikojmë çdo gjë që i përket një lagjeje, me standardet më të mira. Duke pasur afër shërbimet esenciale, kopshtin, shkollën, qendrën shëndetësore. Sigurisht duke pasur edhe përmasat e sipërfaqes së gjelbër, më të madhe se sa aty ku ka goditur tërmeti.

Ajo që po bëjmë në të gjitha qytetet e goditura, është që aty ku është e mundur dhe ka arsye për të rindërtuar pallatin aty ku është prishur, kjo bëhet. Në Durrës po ndërtohet një numër i caktuar pallatesh, ndërsa ty ku nuk ia vlen ,për vetë cilësinë e mjedisit, banorëve i jepet mundësia për një shtëpi të re e lagje të re.”- tha Rama.

 


Lajmi kryesor:

Rindërtim, Rama dhe Veliaj bashkëbisedim me qytetarët: Nga Marsi financojmë 100% të riparimit të pallateve! 1 km rrugë nuk kushton sa 1 metër terital


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?