Rindërtim, Rama dhe Veliaj bashkëbisedim me qytetarët: Nga Marsi financojmë 100% të riparimit të pallateve! 1 km rrugë nuk kushton sa 1 metër terital

13 Shkurt 2021, 10:27| Përditesimi: 13 Shkurt 2021, 13:17

  • Share

Rindërtimi, Rama dhe Veliaj bashkëbisedim me qytetarët: Nga Marsi financojmë 100% të riparimit të pallateve! 1 km rrugë nuk kushton sa 1 metër terital

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët, ku kanë cekur problematikat kryesore të banorëve.

Kreu i bashkisë Erion Veliaj i pyetur në lidhje me rikonstruktimit të pallateve që janë dëmtuar nga tërmetet e 2019-ës, tha se duke filluar nga muaji mars, Bashkia Tiranë dhe Qeveria do të financojnë 100% për rregullimin e tyre. 

Sakaq kreu i qeverisë tha se në lagjet e reja, ku banorët do të ndihen shumë mirë sesa tek lagjet ku banojnë momentalisht.

Teksa foli për sistemin e taksave, kryeministri Edi Rama tha se me përmbysjen që është bërë tek taskat, janë hequr 1mld lekë nga arka e shtetit, për t'ua lënë banorëve në xhepat e tyre.

Po ashtu kreu i qeverisë është përgjigjur edhe në lidhje me çmimin e lartë të km të rrugëve në vendin tonë, ku tha se 1 km rrugë nuk ështe e barbartë me 1 km terital.

Ora 13:18
'Si t'u thuash arabëve që nuk e kemi presidentin mirë nga trutë e kokës' Rama sulmon Metën: Ka bllokuar një sërë investimesh publike

 

Kryeministri Edi Rama, teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët e Tiranës, ka sulmuar edhe presidentin Ilir Meta, ku ka theksuar se ai është bërë pengesë e një sërë investimesh publike, për qëllime politike.

“Po thoshte Erjoni për presidentin që futet për këto historitë e punëve që nuk ka lidhje fare me të. Arrin deri aty sa të bllokojë projekt për Lanën. Ashtu siç bëri me Vlorën, një çmenduri. Si t’ia shpjegosh arabëve. Ne kishim marrë nga fondi saudit një kredi të butë për të bërë rrugën që kalon në Selenicë, e vonuam, nuk do ta harxhoj për këtë pjesë sepse ajo pjesë dilte me kosto shumë të madhe dhe ne donim të rishikonim projektin dhe ta kalonim tek rruga e Radhimës.

Çfarë i duhet fondit saudit që ti nuk e investon tek Mine Peza, por tek Myslym Shyri, ne donim të fillonim punën por e bllokon Ilir Meta, e kthen në politikë: juve të Selenicës po ua heq qeveria, Edi Rama, bëhet dhe mbrojtësi i komunitetit me demek atje, sepse kujtojnë se njerëzit janë budallenj që hanë këto politika. Rruga që përfshin lotin e Selenicës do të nisë shpejt, është gjetur financimi dhe do të fillojë shumë shpejt.  Por kush fitoi këtu? Këtu humbën ata që presin investimin dhe mbi të gjitha u bë qesharak vetë shteti, sepse të vjen zor t’i thuash arabëve që ne nuk e kemi mirë nga trutë e kokës Presidentin e Republikës”, tha Rama.

Ora 11:14
'Në 2013 Shqipëria ishte si Thumana pas tërmetit', Rama për taksat: Kemi hequr 1 mld lekë nga arka e shtetit për t'ua lënë në xhep qytetarëve

 

'Përmbysja që kemi bërë tek taksat, ka qenë e tillë që kemi hequr 1 mld arka e shtetit për tua lënë njerëzve në xhep.' kështu ka deklaruar kreu i qeverisë Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët.

Ram tha se deri dje taksa dje taksa e shtetit ishte 10% për të gjithë dhe qeveria e ktheu në progresive.

'Më tha dikush si mund të flasësh për shëndetësinë dhe nuk të vjen turp, mjafton që të shohë qendrën shëndetësor në Prrenjas dhe është turp, por ka shumë qendra shëndetësore për turp. Por pyetja është e thjeshtë a ka ndonjë mundësi teorike në 7 vjet u kusur të bëhen të gjitha ato që u shkatërruan me dekada e me dekada. Por pyetja ime se i kujt është ky turp, është turpi ynë që në 7 vjet e gjysëm kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe jo kemi dashur për ti vënë në vijë për të krijuar një sistem shtetit apo është turp i atyre që për vite e vite i lanë gjërat të shkonin sa në 2013 ishte si Thumana pas tërmetit nga pikëpamja e brendisë së punëve të shtetit Shqipëria. Si mund të bëhen në 7 vjet e kusur, rrugët e fshatrave në Shqipëri. Si kemi pasur mundësitë që të bëhej nafta falas për fermerët.

Nese ne kemi bërë një ndryshim kokë përmbys të taksave, barrën e ka marrë shtetit. por ndërkohë njerëzit nuk thonë më ul taksën dhe mos më bëj shkollë, thonë taksën të ma ulësh dhe të mi bësh më mirë. Përmbysja që kemi bërë ne tek taksat ka qenë e tillë që kemi hequr 1 mld nga arka e shtetit për tua lënë njerëzve në xhep. Deri dje taksa e shtetit ishte 10% për të gjithë dhe ne e kthyem në progresive. I them të gjitha këto që po ka shumë gjëra që janë realisht problem por këto zgjidhjen duke vazhduar punë për të krijuar mundësi të reja. Sot kisha postuar projektin e Portit të Durrësit, më thonë lërë Durrësin hajde shih fshatin tim, por ai projekt do të ndikojë drejt për drejt në ekonominë kombëtare. Të ardhurat që do ti vijnë vendin tonë janë të pallogaritshme.'- tha Rama.

Ora 11:00
Rama dhe Veliaj me qytetarët në Tiranë: Në mars fillon riparimi i pallateve të dëmtuara! Ata që hyjnë në lagjet e reja do të ndjehen shumë mirë

1613208249_rama2.jpg

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë së Tiranë Eron Veliaj po zhvillojnë një bashkëbisedim me qytetarët e kryeqytetit.

I pyetur për sa i përket rikonstruktimit të pallateve që janë dëmtuar nga tërmetet e 2019-ës, kryebashkiaku Veliaj tha se duke filluar nga muaji mars, Bashkia Tiranë dhe Qeveria do të financojnë 100% për rregullimin e tyre. 

'Është një fond që i shkonte pallateve dhe qindra pallate e kanë përdorur këtë fond, por ne kishim vënë një kusht: 50 me 50. Nëse do të bëhej një veshje me kapotë, do vihej një ashensor i ri, do viheshin panele diellore, do bëhej një izolim i tarracës së pallateve të vjetra, bashkia i jepte gjysmën e parave, jo për çështje financiare, por sepse banorët e mbronin dhe kujdeseshin më shumë. Tani në vend që ta bëjmë 50 me 50, do e bëjmë 100 % financimin. Në mars, do të fillojmë “a block”, të gjitha pallatet me riparime 100 % të Bashkisë së Tiranës, edhe me fondin e qeverisë sigurisht”, u shpreh Veliaj. 

Për lagjet e reja që po ndërtohen te “5 Maji” dhe në Kombinat, Veliaj dhe kryeministri Rama theksuan se kush do jetojë aty do të jetë shumë më mirë se ç’ishte më parë. 

“Vetëm ideja e lagjes së re, emri i madh, infrastruktura, cilësia e ndërtimit, i rrit vlerën pronës. Kush do të shkojë në lagjet e reja, realisht i ka rënë bingo, sepse do të vlejë ajo pronë”, theksoi Veliaj.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë tha se banesat e reja do të jenë shumë më të mira se në banesat aktuale, ku qytetarët jetojnë.

”Unë besoj që është e natyrshme që secili të ketë atë ngurrimin që nga një shtëpi që e ka jetuar në një pallat, për shumë vite dhe është mësuar me atë destinacion, me atë komunitet të s’postohet në një shtëpi tjetër ku ndërtohet një lagje krejt e re. Të gjithë ata që do të hyjnë në lagjet e reja, do të ndjehen shumë më mirë. Në një kuptim, fatkeqësia do të kthehet në mundësi më të madhe për të pasur kushte shumë më të mira, jo vetëm sa i përket apartamenteve por gjithë zonës, lagjes, mjedisit përreth.

Lagjet e reja që ndërtohet tërësisht nga e para, na japin mundësinë që qysh në projekt e themele të planifikojmë çdo gjë që i përket një lagjeje, me standardet më të mira. Duke pasur afër shërbimet esenciale, kopshtin, shkollën, qendrën shëndetësore. Sigurisht duke pasur edhe përmasat e sipërfaqes së gjelbër, më të madhe se sa aty ku ka goditur tërmeti.

Ajo që po bëjmë në të gjitha qytetet e goditura, është që aty ku është e mundur dhe ka arsye për të rindërtuar pallatin aty ku është prishur, kjo bëhet. Në Durrës po ndërtohet një numër i caktuar pallatesh, ndërsa ty ku nuk ia vlen ,për vetë cilësinë e mjedisit, banorëve i jepet mundësia për një shtëpi të re e lagje të re.”- tha Rama.

 

Ora 10:49
'1 km rrugë ka një kosto shumë të madhe?', Përgjigjet Rama: Kilometrat e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit

 

Kryeministri Edi Rama teksa po zhvillon një bashkëbisedim me banorët e kryeqytetit, ka reaguar edhe ndaj zerave se ndërtimi i 1 km rrugë në vendin tonë ka një kosto shumë të madhe.

Duke ju referuar ndërtimit të mbikalimit tek Dogana, Rama tha se kilometrat e rrugëve nuk janë si metrat e territalit që kushtojnë njësoj kudo, por në rrugë varet se ku do të ndërtohet.

'Përpiqen në mënyrë shumë hileqare, duke krijuar idenë se 1 km rrugë ishte me një kosto shumë të madhe sa bëhet fjalë për një grabitje të shekullit. Po të hysh në atë kantier tek, kur e sheh në atë sipërfaqe pothuajse nuk duket fare. Bëhet fjalë se po punohet në një kantier 20m nën nivelin e Lanës, por ndërtohen 5 tunele për një projekt kaq kompleks. Kilometri i rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që kushtojnë njësoj, mund të shes 1 mijë metra terital dhe çdo metër kushton njësoj, ndërkohë që në rrugë varet se ku ndërtohet ai km dhe nga çfarë ndërtohet. Nëse një kilometër në mes të qytetit ose në mes të një zone shkëmbore, është tjetër struktura mbajtëse e të gjitha peshave që kalojnë. Një kilometër linear rruge që ti shtron shtresa dhe heq asfaltin, apo ku ka urë brenda, tunele brenda, nyje e kështu me radhe. Është momenti për ta sqaruar me fakte sepse po punohet atje. Nuk është një moment që tregohet me video apo me letra. Ky është një projekt që po zhvillohet atje. Shpresoj që njerëzit të mos bien pre këtyre projekteve të ulëta te propagandës, thelbi është se çfarë ndërtohet përgjatë këtij kilometri. 1 kilometwr në mal ka tjetër kosto, 1 km në fushë ka tjetër kostot, 1 km linear është tjetër, 1 km ku ka vepra arti është tjetër.'- tha Rama,

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 14/02/2021 00:24

    O EDI RAMA PERQENDRO GJYSMEN E BUXHETIT TE SHTETIT NE TURIZEM DHE INFRASTRUKTURE PRITESE,,SI HOTELE--RESORTE --RRUGE-AUTOSTRADA -AEROPORTE,,PORTE,, VETEM KESHTU ECEN PARA SHQIPERIA,,,PA HARRUAR DHE BUJQESINE...

    Përgjigju
  • hasani: 13/02/2021 23:51

    PO O RAMA PO,,,,e tregon vete qe tek rruget ti vjedh,,,KA KOSTO TE MADHE 1 KM RRUGE,,,3 MILION EURO ESHTE NE ZONE FUSHORE,,DHE 6-7 MILION EURO/KM NE ZONE MALORE,,,,TI MORE RAMA E COVE NE ZONE FUSHORE 20 MILION EURO/KM TEK UNAZA E MADHE E TIRANES....PRANDAJ BENI RRUGE MALORE SI TI SI DHE BERISHA QE TE VIDHNI ,,,SE NE RRUGE MALORE RRITEN KOSTOT ,,TUNELI,,JO RA DHEU ATY,, DHE RRUGA ZGJATET 20 VJET TE BEHET,, SI PO SHKON RRUGA E ARBRIT..,ETJ,, ETJ,,....

    Përgjigju
  • gent: 13/02/2021 20:33

    Ore po pyetja ishte a do rregullohen pallatet qe jane demtuar nga termeti jo ato qe do behen me kapote...ky flet kodra mbas bregut...dhe kur do fillojne se po shkon gati 1 vit e gjys, sa jepet bonus qeraje lart e poshte me mire i hidhni ne rindertim.

    Përgjigju
    • F-35: 14/02/2021 09:52

      Fiks!

  • Piano: 13/02/2021 16:55

    Prishini gjithë pallatet e vjetër në Tiranë..,e rindërtoni të reja në Vend të tyre,me standarte e kate nëntokësore Parkimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?