‘Problemi, kush do pasojë kalin e ngordhur?’, Beqiri për protestën e Rithemelimit: Nuk u bë për Ramën apo qytetarët

21 Shkurt, 17:49| Përditesimi: 21 Shkurt, 18:17

  • Share

 

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv tha se protesta e organizuar ditën e djeshme nga Rithemelimi nuk kishte asnjë lidhje me shqetësimet e qytetarëve por për të caktuar se kush do të jetë pasardhësi i Berishës.

“Mesazhi i dytë që dha nuk ishte halli as i Ramës as i shqetësimeve e varfërisë së shqiptarëve por problemi ishte që kush do jetë pasardhësi i kalit të ngordhur. Domethënë kali ngordhi, nuk ngrihet më sa të jetë jeta.  Nuk del dot më nga atje ku është. Nuk e drejton dot më PD-në. Duhet pasardhësi. Dje konkurroi Flamur Noka, Luçiano Boçi, Salianji. Janë këta që duan me çdo kusht drejtimin e PD por nuk e duan veëm për karrierë por të kur të hetohen nesër për ato që kanë bërë të thonë se janë sulme politike ndaj tyre”- tha Beqiri.

Sipas avokatit, mesazhi i vërtetë i protestës ishte ‘lufta kundër SPAK’, me qëllim që Berisha të shkaktojë një ‘1997-të’ të dytë në Shqipëri.

“Ju e patë dje, edhe zërin Noka dje e bënte si Berisha, e zgjaste. Mesazhi real që i vuri vulën Saliu, ishte luftë e pamoralshme kundër SPAK-ut, si të luftojnë me bandën e vetë SHBA-të për t’i bërë ata që të mos i afrohen Shqipërisë me qëllim që të bëjë një ’97-të tjetër”- theksoi ai.


Lajmi kryesor:

‘Nuk ishin as 4 mijë persona’, Beqiri për protestën e Rithemelimit: Protestuesit u paguan nga 70 euro! Sollën autobusë nga Greqia me mbështetës të Belerit


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?