‘Nuk ishin as 4 mijë persona’, Beqiri për protestën e Rithemelimit: Protestuesit u paguan nga 70 euro! Sollën autobusë nga Greqia me mbështetës të Belerit

21 Shkurt, 17:27| Përditesimi: 21 Shkurt, 19:29

  • Share

Avokati Idajet Beqiri e konsideroi ‘çmenduri’ deklaratën e Rithemelimit ku pretendohej se në protestën e ditës së djeshme, kanë qenë të pranishëm 120 mijë qytetarë.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Beqiri tha se më së shumti në shesh mund të kenë qenë deri në 4 mijë qytetarë, gjë që sipas tij është shumë pak për një parti që pretendon se ka 100 mijë anëtarë.

"Të kishin qenë 200-300 mijë persona do kishin tundur qeverinë. Por edhe të thuash atë që tha ajo zëdhënësja që ishin 120 mijë është çmenduri. Ai sheshi atje, po ta marrësh nga ura e Lanës deri tek sheshi nënë Tereza, maksimalja të rrinë ngjeshur merr 9 mijë veta. Kështu që atje dje maksimalja, mund të kenë qenë afro 5 mijë veta, por realisht as 4 mijë nuk ishin”- tha Beqiri

Sipas avokatit, ka pasur persona që janë paguar me nga 50 deri në 70 euro për të marrë pjesë në protestë duke u nisur me autobusë nga rrethet. Ai shtoi se anëtarë të OMONIA-s ishin mashtruar duke u thënë se po protestohet për Fredi Belerin dhe për pasojë ishin nisur me autobusë nga Greqia. 

"Për një forcë politike që në 2017-ën mori 600 e ca mijë vota dhe thotë se ka 100 mijë anëtarë, të arrish të mobilizosh të gjitha strukturat, OMONIA-n e Belerit dhe të thuash se do protestojmë për Belerin atje, edhe me autobusa Greqie kishin ardhur atje. Të gjithë ata që kanë qenë në autobusa, kanë marrë minimumi 50-70 euro dhe ua them edhe vendin ku kanë shkuar sekserët që kanë shpërndarë lekët”- u shpreh avokati.

I të njëjtit qëndrim me Beqirin sa i takon protestës, ishte edhe analisti Albi Xhunga i cili nëpërmjet një lidhje skype tha se në rastin konkret politikanët e Rithemelimit janë shkëputur nga realiteti dhe protestojnë për interesat e tyre personale.

“A korrespondon kjo protestë me hallet dhe problemet e popullit? A është në trendin e kohës të protestohet kundër SPAK, kur në të gjitha sondazhet e bëra së fundmi rezulton si institucioni më i besueshëm për shqiptarët? Pra, kemi të bëjmë me politikanë të shkëputur nga realiteti për t’i shërbyer interesit të tyre të ngushtë”- u shpreh Xhunga.

Në protestën e djeshme të Rithemelimit, u hodhën flakadanë dhe gurë ndaj policisë e kryeministrisë veprime për të cilat u arrestuan 4 protestues ndërsa nisi hetimi për 6 të tjerë. 

Ora 17:49
‘Problemi, kush do pasojë kalin e ngordhur?’, Beqiri për protestën e Rithemelimit: Nuk u bë për Ramën apo qytetarët

 

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv tha se protesta e organizuar ditën e djeshme nga Rithemelimi nuk kishte asnjë lidhje me shqetësimet e qytetarëve por për të caktuar se kush do të jetë pasardhësi i Berishës.

“Mesazhi i dytë që dha nuk ishte halli as i Ramës as i shqetësimeve e varfërisë së shqiptarëve por problemi ishte që kush do jetë pasardhësi i kalit të ngordhur. Domethënë kali ngordhi, nuk ngrihet më sa të jetë jeta.  Nuk del dot më nga atje ku është. Nuk e drejton dot më PD-në. Duhet pasardhësi. Dje konkurroi Flamur Noka, Luçiano Boçi, Salianji. Janë këta që duan me çdo kusht drejtimin e PD por nuk e duan veëm për karrierë por të kur të hetohen nesër për ato që kanë bërë të thonë se janë sulme politike ndaj tyre”- tha Beqiri.

Sipas avokatit, mesazhi i vërtetë i protestës ishte ‘lufta kundër SPAK’, me qëllim që Berisha të shkaktojë një ‘1997-të’ të dytë në Shqipëri.

“Ju e patë dje, edhe zërin Noka dje e bënte si Berisha, e zgjaste. Mesazhi real që i vuri vulën Saliu, ishte luftë e pamoralshme kundër SPAK-ut, si të luftojnë me bandën e vetë SHBA-të për t’i bërë ata që të mos i afrohen Shqipërisë me qëllim që të bëjë një ’97-të tjetër”- theksoi ai.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?