Kronikë

Elbasan/Policia mësyn 'fortesën' e Çapjave, dalin pamjet nga aksioni! Pas arrestimit të Ardian Çapjes kapet edhe një i kërkuar, strehohej në banesën e tyre

30 Mars 2021, 08:40| Përditesimi: 30 Mars 2021, 08:59

  • Share

Në banesën e Ardian Çapjas, 53 vjeç, i cili u arrestua një ditë më parë në Elbasan, është kapur edhe një person i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Gjatë operacionit "Krasta 2021", përveç Ardian Çapjes është arrestuar edhe Ardi Çekani, i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale "Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.   

Ardi Çekani ishte i shpallur në kërkim dhe fshihej në shtëpinë e Ardian Çapja. Gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit Çapja, u gjetën edhe një kallashnikov, 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.

Një ditë më parë u arrestuar Ardian Çapja, 53 vjeç, si i dyshuar për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në 2012, ndërsa është shpallur në këkrim vëllai i tij Florenc Çapja.

Gentian dhe Nezir Beqiri u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve.

Gentian teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, ndërsa të arrestuar të tjerë për këtë ngjarje janë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?