Tedi Cara i Partizanit dhe Tirana

Renditja/ 'Poker' Erzenit, Partizani shënon 4 gola në udhëtim! Tirana barazon 1-1 me kryesuesit e Egnatias

10 Mars, 16:26| Përditesimi: 10 Mars, 19:05

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit ka nisur këtë të dielë javën e 27-të. Me fillim nga ora 14:00 Partizani fitoi 0-4 me Erzenin. Në 17:00 në "Elbasan Arena" Tirana dhe Egnatia barazuan 1-1.

Në "Arena Egnatia" të Rrogozhinës, 'vendasit' e Erzenit u mposhëtn 0-4 nga Partizani. Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë sikur "i ndezi" të kuqtë e Orges Shehit, që nuk u kursyen dhe shënuan katër herë. Tedi Cara zhbllokoi ndeshjen në minutën e 16-të, para se Christian Mba të mbyllte pjesën e parë në avantazhin e dyfishtë. Në pjesën e dytë Atanaskoski (86') dhe Bintsouku (88') "vulosën" duelin. Partizani e mbylli me dhjetë vetë këtë duel pas daljes me karton të kuq të Marcelino Prekës.

Tirana dhe Egnatia barazuan 1-1 në "Elbasan Arena". Sfida e javës së 27-të në Superligë dhuroi emocione në fushë, teksa goli i barazimit u shënua në limite me penallti. Të dyja skuadrat i zgjasin "stresin" vetes, pasi Tirana ka gjashtë ndeshje radhazi pa fitore, ndërsa Egnatia pesë ndeshje radhazi pa tri pikë. Ibrahimoglu shënoi për rrogozhinasit në minutën e 74 pas një vendosje jo të mirë nga Hoxhallari në prapavijë, teksa goli i barazimit u shënua nga Kristal Abazaj me penallti të konfirmuar me VAR në të 90+7'.

Superliga e futbollit, java e 27-të:

E dielë

14:00 Erzeni 0-4 Partizani

17:00 Tirana 1-1 Egnatia

E hënë

14:00 Kukësi - Laçi

17:00 Dinamo - Teuta

17:00 Skënderbeu - Vllaznia

Renditja:

Ora 19:01
100 minuta lojë, Tirana dhe Egnatia barazojnë 1-1 në 'Elbasan Arena'! Penallti në limite


Tirana dhe Egnatia barazuan 1-1 në "Elbasan Arena". Sfida e javës së 27-të në Superligë dhuroi emocione në fushë, teksa goli i barazimit u shënua në limite me penallti. Të dyja skuadrat i zgjasin "stresin" vetes, pasi Tirana ka gjashtë ndeshje radhazi pa fitore, ndërsa Egnatia pesë ndeshje radhazi pa tri pikë. Ibrahimoglu shënoi për rrogozhinasit në minutën e 74 pas një vendosje jo të mirë nga Hoxhallari në prapavijë, teksa goli i barazimit u shënua nga Kristal Abazaj me penallti të konfirmuar me VAR në të 90+7'.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?