Lolaket pa leje në Tiranë

Kronikë

Po zgjeronin pa leje lokalin e tyre, goditen dy raste të ndryshme, arrestohen dy pronarët në Tiranë

13 Qershor 2021, 10:52| Përditesimi: 13 Qershor 2021, 10:53

  • Share

Aksioni për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje është shtrirë edhe në Tiranë, ku janë zbuluar dhe parandaluar 2 raste të ndryshme , duke çuar në 2 të arrestuar.

Dy pronarë të lokaleve janë arrestuar në aksione të ndryshme në Tiranë, pasi janë kapur duke kryer punime e shtesa të biznesit të tyre .

Arrestohet Artan Osmani, 49 vjeç, pasi në rrugën “Ymer Kurti” në biznesin(lokal) në pronësi të tij, u konstatua duke ndërtuar pa leje. Në pranga ka rënë edhe Gëzim Lila, 49 vjeç, pasi në fshatin Bastar Murriz, në lokalin e tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?