Kronikë

Po ndërtonin pa leje lokal në plazhin e Pish Poros, arrestohet administratori i lokalit dhe 3 punonjësit e tij

13 Qershor 2021, 09:16| Përditesimi: 13 Qershor 2021, 09:28

  • Share

4 persona janë arrestuar pasi po ndërtonin pa leje një lokal dhe po derdhin beton në bregdetin e plazhit Pish Poros në Darëzezë duke zaptuar hapësirën publike. Pas kontrolleve u konstatua se administratori i lokalit Xhimi Hasanbega, 45 vjeç, banues në Tepelenë po ndërtonte lokal dhe po zgjeronte hapësirën rreth tij duke zaptuar bregdetin e Pish Poros.

Policia ka arrestuara edhe tre punonjësit e tij Genci Toska, 47 vjeç, Aleksandër Kopili , 41 vjeç dhe Edmond Silo 28 vjeç, banues në Fier, të cilët u kapën në flagrancë duke derdhur beton në tokë publike plazh. 4 të arrestuarit do të përballen me akuzën e ndërtimi pa leje.

Pastrimi i bregdetit nga hapësirat e zaptuara pa leje dhe prishja e ndërtimeve që ngritur në abuzim me ligjin është prioritet i qeverisë, dhe aksioni ka nisur nga veriu në jug për të ndëshkuar këto raste.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?