Plagosja në Shijak, tregtari i makinave Ardjan Çyrbja u qëllua me pistoletë në sy të bashkëshortes e fëmijës

2 Qershor 2023, 10:55| Përditesimi: 2 Qershor 2023, 14:30

  • Share

Zbulohen detaje të reja lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e 1 qershorit në lagjen “Popullore” në Shijak të Durrësit.

Policia ka shpallur në kërkim si autor të dyshuar Ervis Hodon.

Mësohet se Ardjan Çyrbja ka qenë në shoqërinë e bashkëshortes dhe të fëmijës së tij në momentin kur dhe është qëlluar nga Ervis Hodo me të cilin sipas policisë fillimisht kanë pasur një konfikt. Bashkëshortja është afruar dhe i ka kërkuar autorit të mos qëllonte më, informon gazetari i Report TV, Artur Korriku. 

Mësohet se 50 vjeçari është qëlluar me pistoletë mulli dhe ka marrë tre plagë, një në bark, një në ije dhe një afër zemrës, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është ende në kërkim.

Ervis Hodo mësohet se është nga Dibra por prej disa vitesh jetonte në Shijak ku dhe kishte banesën Ardjan Çyrbja i cili merret me tregti makinash.

Hyri për të shuar sherrin në lokal 

Që të dy më herët kanë pasur një konflikt verbal me njëri tjetrin në një lokal në Shijak mbrëmjen e së enjtes dhe shkak ka qenë zëri i lartë. 

Në fakt 38 vjeçari ka qenë duke u konfliktuar me një tjetër person dhe Çyrbja kishte ndërhyrë për ti ndarë, por më pas ishte përfshirë edhe ai në konflikt.

Autori ka pritur që Çyrbja të largohet drejt shtëpisë kur dhe i ka dalë para dhe e ka qëlluar. 50 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe sipas informacioneve nga bluzat e bardha plumbi i ka dëmtuar njërën mushkëri kurse dy plagët e tjera kanë qenë me pasoja anësore.  

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?