Foto ilustruese

Plumb 50 vjeçarit në Shijak, policia në ndjekje të autorit

1 Qershor 2023, 23:28| Përditesimi: 2 Qershor 2023, 07:25

  • Share

Një plagosje me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e sotme (1 qershor) në Shijak.

Policia informon se rreth orës  22:10 në lagjen “Popullore” shtetasi me inicialet E. H., 38 vjeç, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Efektivët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të 38-vjeçarit, me qëllim kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona për të bërë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?