Plagosi me armë 40-vjeçarin në Shkodër, identifikohet autori! Policia: Shkak borxhi

18 Dhjetor 2023, 14:44| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 14:51

  • Share

1702889132_plagosjeshkoder.jpg

Është identifikuar autori i plagosjes së 40-vjeçarirt në Shkodër Aleksandër Currit. Policia është vënë në kërkim të Dedë Bicit, i cili dyshohet se e ka qëlluar për shkak të një borxhi që i kishte i plagosuri.

‘Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për plagosjen e shtetasit A. C., 40 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, informojmë se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit D. B., 59 vjeç, banues në Lezhë.  

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi D. B. e ka plagosur shtetasin A. C., për shkak të një borxhi që i kishte ky i fundit. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit D. B.’- njofton policia.


Lajmi kryesor:

40 vjeçari qëllohet me 4 plumba pistolete në qendër të qytetit në Shkodër! Identifikohet autori! Shkak dyshohet një borxh


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?