40 vjeçari qëllohet me 4 plumba pistolete në qendër të qytetit në Shkodër! Identifikohet autori! Shkak dyshohet një borxh

18 Dhjetor 2023, 09:41| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 15:54

  • Share

SHKODËR- Një 40-vjeçar u plagos me pistoletë mëngjesin e sotëm në qendër të Shkodrës, në vendin e njohur si “Dollari”, përballë hotel Turizmit. Aleksandër Curri u qëllua me pistoletë 4 herë nga Dedë Bici, banues në Lezhë, i cili po lëvizte me biçikletë. Policia është vënë në kërkim të 59-vjeçarit, i cili dyshohet se e ka qëlluar për shkak të një borxhi që i kishte i plagosuri.

Report Tv siguroi edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, kur ende nuk kishte mbërritur ambulanca. Dëshmitarja okulare e cila i dha edhe ndihmën e pare të plagosurit, tha se ai ishte qëlluar në pjesën e barkut dhe ka qëndruar më shumë se 10 minuta në trotuar, duke kërkuar ndihmë.

'Iku vrap dhe ra atje! Isha këtu duke lypur. Shkoi... sërish atje e pashë. Nuk e di se kush i qëlloi. Ka qëndruar 10 minuta. ‘Më jepni ndihmë, më jepni ndihmë!’ -tha ai. Në këmbë ka ikur. I dhashë ndihmë e parë.'- tha dëshmitarja.

Ambulanca, që mbërriti me vonesë në vendngjarje transporti të plagosurin në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Në një video të siguruar nga Report Tv, autori i cili është shpallur në kërkim, shihet teksa largohet i qetë me biçikletë. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e 59-vjeçarit Dedë Bici.

Ora 14:57
Report Tv siguron VIDEO/ Momenti kur autori që plagosi 40-vjeçarin në Shkodër largohet i qetë me biçikletë

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga momenti kur autori i plagosjes në Shkodër largohet i qetë me biçikletë. Pasi ka qëlluar me 4 plumba në drejtim të Aleksandër Currit, 59-vjeçari Dedë Bici, ikën i qetë me biçikletë. Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një borxhi.

Ora 14:44
Plagosi me armë 40-vjeçarin në Shkodër, identifikohet autori! Policia: Shkak borxhi

1702889132_plagosjeshkoder.jpg

Është identifikuar autori i plagosjes së 40-vjeçarirt në Shkodër Aleksandër Currit. Policia është vënë në kërkim të Dedë Bicit, i cili dyshohet se e ka qëlluar për shkak të një borxhi që i kishte i plagosuri.

‘Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për plagosjen e shtetasit A. C., 40 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, informojmë se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit D. B., 59 vjeç, banues në Lezhë.  

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi D. B. e ka plagosur shtetasin A. C., për shkak të një borxhi që i kishte ky i fundit. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit D. B.’- njofton policia.

Ora 10:18
Plagosja me armë zjarri në Shkodër, policia në kërkim të autorit

1702889132_plagosjeshkoder.jpg

Policia e Shkodrës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me plagosjen me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qendër të Shkodrës. I plagosur ka mbetur Aleksandër Curri, 40-vjeç. Policia ndërkohë është vënë në kërkim të autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit

‘Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit.’- njofton policia.

Ora 10:05
VIDEOLAJM/ Shkodër, 40 vjeçari qëllohet me 4 plumba tek 'Dollari', lypsja me qenin i saj i qëndrojnë pranë, i shtrëngon dorën! Të tjerë shohin

Një lypëse i ka dhënë ndihmën e parë 40 vjeçarit  Aleksandër Curri i cili u qëllua paraditen e sotme nga një person ende pa i identifikuar teksa ishte në zonën e njohur si “Dollari’ përballë hotel Turizmit në qendër të Shkodrës, mëngjesin e sotëm.

Në video duket gruaja e cila gjendej në atë zonë duke lypur t'i shkojë në ndihmë të plagosurit i cili gjendet i shtrirë. Në video duken qytetarë të tjerë që rrinë e shikojnë pak metra larg.

Gruaja përpiqet të kujdeset për të plagosurin duke e mbajtur për dore, kujdesur për çelësat duke folur dhe me policin rrugor që vjen më pas dhe njofton më pas policinë e Shkodrës.

“Iku vrap, i ra aty, edhe pikë. I dhashë ndihmën. Unë isha këtu… shkova atje e pashë, kishte rënë në tokë. E kanë parë të tërë ngjarjen. Ka qëndruar rreth 10 minuta i shtrirë i plagosuri. Në stomak kishte gjak… iku në këmbë autori, iku vrap dhe më pas u fut në këtë qoshe… nuk di gjë më”, shprehet dëshmitarja.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arber: 19/12/2023 13:12

    Polici me duar ne xhepa se ka ftohte..trapi e ka per detyre ndihmen e shpejte por jane te paghendur. Ketijn duhet me i marre masa disiplinore. Kurse gruaja bravo i qofte kjo shoqeri e degjeneruar nuk do asnje..me mire fukarai gjithmone zemer bardhe

    Përgjigju
  • Iris: 19/12/2023 00:22

    Kjo zonje duhet vleresuar e ndihmuar me ndonje vend pune nga bashkia,sepse eshte heroine e rastit.Plagen e kishte ne bark dhe hemoragjia nuk mund te ndalohej se mund te ishte e brendshme,por ama zonja beri dy gjera te rendesishme,i qendroi prane duke i mbajtur doren e kujdesur e dhene kurajo dhe tha se i plagosuri kishte 10 minuta ne ate gjendje,gje qe eshte shume rendesishme per te percaktuar sa gjak ka humbur.

    Përgjigju
  • Ç’edo: 18/12/2023 21:32

    Polici me duar ne xhepa. I pari qe duhet te jepte ndihmen e shpejte.

    Përgjigju
  • kacagjeli ne cinar: 18/12/2023 12:23

    mire se vini ne albanistanonin tone me prinjesat tane shekullor sala edi iliri fatosi e te tjere qe kane mese nje dekade qe e ndriten kete ven qe quhet albanistan

    Përgjigju
  • Alb: 18/12/2023 10:59

    Demokracija i ka keto.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?