Pista e skive në Dardhë

Pista e skive në Dardhë mbushet me vizitorë, Rama: Pjesë e buqetës turistike gjatë dimrit në Korçë

29 Janar, 08:11| Përditesimi: 29 Janar, 08:55

  • Share

Fshati turistik i Dardhës në Korçë vijon të mbetet një nga vendet më të preferuara për tu vizituar në dimër.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga pista e skive në Dardhë e mbushur me turistë. Kreu i qeverisë nënvizon se pista e skive në Dardhë është pjesë e buqetës së aktiviteteve turistike të ofruara gjatë dimrit në Korçë, ju uroj javë të mbarë.

‘Mirëmëngjes dhe me pamjet plot energji nga pista e skive në Dardhë, pjesë e buqetës së aktiviteteve turistike të ofruara gjatë dimrit në Korçë, ju uroj javë të mbarë.’- shkruan Rama.

Fshati turistik i Dardhës ndodhet vetëm 18 km larg Korçës mbetet një prej destinacioneve më të frekuentuara gjatë sezonit të dimrit. Pista e skive sidomos gjatë fundjavave kthehet në një prej atraksioneve kryesore për turistët vendas e të huaj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?