‘Të gjithë në dëborë’, 65 të rinj provojnë skitë në Dardhë: Na pëlqeu shumë

27 Janar, 21:14| Përditesimi: 27 Janar, 21:17

  • Share

Mbi 65 të rinj, kryesisht vajza gjimnaziste nga disa zona të vendit si Kukësi, Puka, Durrësi dhe Korça morën pjesë sot në aktivitetin ‘Të gjithë në borë’ të mbajtur në Dardhë të Korçës.

Qëllimi ishte krijimi i njohurive për sportet malore si dhe dukuritë pozitive që sjell dëbora pavarësisht se nga banorët e këtyre qyteteve është parë gjithmonë si diçka që sjellë bllokim dhe vështirësi për jetesën.

Të rinjtë që morën pjesë përjetuan emocione të veçantë në pistën e Bigllës ku çdo fundjavë me mijëra qytetarë e zgjedhin si një vend pushimi.

“Sot është hera e parë për mua. Pista më pëlqen sepse është sipas niveleve dhe mund të provojmë veten.”

“Akoma e quaj veten fillestare sepse nuk kam shkuar ende aty sa të quhem profesioniste në sportin e skive, por çdo ditë po përmirësohemi.”

“Nuk është i pari vit që bëjmë këtu ski. Është pistë e kompletuar dhe jemi shumë të kënaqur. Kemi bërë dje praktike dhe sot mund të bëjmë ndonjë garë. Jemi të lumtur që ndodhemi këtu dhe marrim pjesë në çdo lloj aktiviteti të skive”, shprehen të rinjtë.

Ky aktivitet, që nisi me projektin e federatës shqiptare të skive, mbështet nga qeveria shqiptare.

“Për të parë borën dhe skijimin si një mënyrë jetese, si një mënyrë argëtimi dhe pse jo si një profesion i të ardhmes: si instruktor për amatorët, për pistat e skive në Shqipëri dhe vendet afër. Për të integruar të rinjtë me sportet dimërore dhe veçanërisht vajzat”, thotë Etrit Xhuglini, sekretar i Federatës së Skive.

Projekti të gjithë në borë synon të përsëritet çdo javë dhe në vijim do jenë të tjerë gjimnaziste të cilët do kenë mundësinë të provojnë skitë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meri: 28/01/2024 00:24

    Banorēt e kētyre qyteteve nuk paskan kuptuar gjē akoma.Ardhja e turistēve vëndas dhe të huaj,është mirēqēnja e tyre.Kēta turistë ,do hanë,do pijnē,do flen,do blejnë diçka për t'ia çuar të afērmëve në shtëpi,è kēshtu që,do t'ju shitet prodhimi fermerve të zonës e do të hapen edhe vende pune në bare,ristorante e hotele.Lum,kush di ta shfrytëzoi,kētë dhuratë të madhe,që i'a jep natyra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?